LAJMI I FUNDIT:

Lumi B publikoi këngën e re me sharje ndaj serbëve në ditën e përkujtimit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Lumi B publikoi këngën e re me sharje ndaj serbëve në ditën e përkujtimit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Reperi i njohur tashmë e ka prezantuar për fansat projektin e tij më të ri muzikor “Makiato”.

Kënga është pëlqyer shumë dhe është pritur mirë nga fansat e reperit.

Lumi B (Foto: YouTube)

Muzika është realizuar nga Cekic Beats dhe Big Bang, gjersa për tekstin është kujdesur vet Lumi B.


Kënga jo pa qëllim mban titullin “Makiato”, pije kjo e cila identifikon kafiteritë e Kosovës, duke u shquar si një ndër vendet me makiatot më të mira në botë.

Megjithatë, po të dëgjosh me vëmendje këngën, fabula e saj bazohet diku tjetër.

Teksti i saj është më i thellë, dhe disa prej vargjeve janë një lloj thumbimi për serbët.

“Ej O plako Alltin e ki pa plumb makiato; Kqyrum tu bo bum sikur NATO; Thuje 98-ta n Beograd o”, citohet në vargjet e këngës “Makiato” të reperit Lumi B.

Telegrafi mëson se kjo është edhe arsyeja se pse data e publikimit të këngës ka qenë 12 qershor, e cila kremtohet në Kosovës si dita e çlirimit, kjo pas ndërhyrjes së trupave të NATO-s në luftën në Kosovë, 19 vite më parë.

Mesa duket, përveç këngës e cila është mjaft ritmike dhe tendencat e një hiti veror, duket se dëshira e reperit ka qenë që këtë herë të transmetojë edhe një mesazh përmes rreshtave. /Telegrafi/

Kënga “Makiato” nga Lumi B premton të jetë një nga këngët hit të verës 2018 (Foto: YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Magazina
Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Magazina
Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Magazina
Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Magazina

"Mbretëresha e Ligës së Kampionëve" - The Sun shkruan për moderatoren shqiptare, Eva Murati

Magazina
Publikohet

Publikohet "Ma Bella" nga Dafina Zeqiri, GIMS dhe Accaoui

Magazina
Kalo në kategori