Projektligji për Efiçiencë të Energjisë, vendos synimet e Kosovës konform standardeve të BE-së
Projektligji për Efiçiencë të Energjisë, është hartuar duke marrë për bazë të gjitha standardet e BE-së në Fushën e Efiçiencës së Energjisë dhe sjellë një numër të konsiderueshëm të risive krahasuar me legjislacionin që ka qenë në fuqi deri më tani, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Këto komente kreu i MZHE-së i bëri gjatë paraqitjes së ekspozesë për këtë projektligj para Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.
Ministri Lluka tha projektligji vendos Synimet e Republikës së Kosovës në përputhje me kërkesat e BE-së sa i përket efiçiencës së energjisë; përcakton strukturën dhe përmbajtjen e Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë dhe Planeve Komunale të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë si dokumente kryesore strategjike; përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë si dhe politikave dhe objektivave tjera nacionale.
Gjithashtu, Ministri Lluka nënvizoi se ky projektligj themelon Fondin e Kosovës për Efiçiencën e Energjisë, i cili do te shërbejë si një mekanizëm i qëndrueshëm, që do të ndihmojë në arritjen e caqeve të Republikës së Kosovës në fushën e Efiçiencës së Energjisë. Ky fond do të investojë në projekte të efiçiencës, kryesisht në sektorin publik, dhe synohet që investimet të kthehen përmes kursimit të energjisë.
“Dëshiroj të potencoj se ky projektligj është hartuar me ndihmën e Projektit të Mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe janë konsultuar të gjitha palët e interesit. Përveç kësaj, teksti i projektligjit është konsultuar edhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë dhe janë marrë për bazë vërejtjet dhe sugjerimet e ekspertëve ndërkombëtar të kësaj fushe”, tha ai.
Sipas Ministrit Luka, Kosova do të përfitojë rreth 10 milionë euro nga Komisioni Evropian në formë granti me hyrjen në fuqi të këtij ligji te cilat do të implementohen nga Fondi për Efiçiencën e Energjisë, ndërsa pjesë e rëndësishme e financimit te projekteve të efiçiecës përmes këtij fondi do te jetë edhe Banka Botërore, kontributi i tyre fillestar parashihet të jetë diku 5 milionë dollarë.
Duke vlerësuar projektligjin si mjaft të avancuar, konform standardet e BE-së në fushën e Efiçiencës së Energjisë, Ministri Lluka kërkoi nga anëtarët e komisionit që të votojnë për miratimin e këtij projektligji. Ndërkaq, shtoi se MZHE do të jetë e gatshme që në fazat e mëtejme të punoj me komisionin për të shqyrtuar dhe plotësuar këtë projektligj për fazat tjera të miratimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë