LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje ende pa përgjigje për ofertën e Shpend Ahmetit

Vetëvendosje ende pa përgjigje për ofertën e Shpend Ahmetit

Ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), ka bërë që shumica në Kuvendin Komunal të Prishtinës të mos jetë në anën e kryetarit të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Ahmeti i cili është bërë pjesë e Partisë Socialdemokrate (PSD), po kritikohet nga asamblistët e ish – partisë së tij se po i favorizon bashkëpartiakët në emërimin e tyre në ndërmarrjet komunale. Asamblisti nga radhët e VV-së në komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani ka kritikuar Shpend Ahmetin.

Rahmani kishte theksuar se i pari i Prishtinës po tenton kapjen e ndërmarrjeve publike në Komunën e Prishtinës. Ai pari deklaruar se ka bërë tri ankesa në lidhje me vazhdimin e kundërligjshëm të konkursit për përzgjedhjen e katër anëtarëve në Bordin ‘Prishtina Parking’.


Sipas tij, këto veprime të Ahmetit janë të kundërligjshme.

Ahmeti i dorëzon ofertën finale VV-së për bashkëqeverisje në Prishtinë, i ofron katër drejtori
Lexo po ashtu Ahmeti i dorëzon ofertën finale VV-së për bashkëqeverisje në Prishtinë, i ofron katër drejtori

Ndonëse, largimi nga VV-ja kishte prodhuar pakënaqësi te eksponentët e VV-së që kanë mbetur në asamblenë komunale dhe në udhëheqjen e drejtorive, prapë po diskutohet rindarja e dikastereve komunale.

Ahmeti ka propozuar që VV-ja ti drejtojë 4 drejtori, më mundësi që në një periudhë disa mujore të diskutohet edhe drejtoria e pestë.

Por, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia kishte theksuar për Telegrafin se oferta e marrë nga Ahmeti në takimet që i kishte zhvilluar ai si i deleguar i VV-së në këto diskutime, janë ndryshe.  Sipas tij, i pari i kryeqytetit iu kishte thënë se do  t’ua ofroj pesë drejtori më mundësi që të diskutohet edhe e gjashta.

Vitia: Ahmeti i ndërroi fjalët, kishte thënë se do të na ofrojë pesë drejtori
Lexo po ashtu Vitia: Ahmeti i ndërroi fjalët, kishte thënë se do të na ofrojë pesë drejtori

Vitia ka theksuar për Telegrafin se propozimi i Ahmetit do të diskutohet në kryesi të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), e cila më pas do ta dërgoj në Këshillin e Qendrës në Prishtinë, ku aty do të votohet se cili do të jetë vendimi.

“Këtë javë jemi të angazhuar me takimet e VV-së, në kuadër të javës së lëvizjes, në 13 vjetorin e themelimit të saj”, ka shtuar ai.

Ndryshe, pas largimit nga VV-ja të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe disa prej asamblistëve të VV-së, i pari i kryeqytetit nuk e ka më shumicën në Kuvendin Komunal, kështu që ka filluar negociatat me ish – partinë e tij për ta ndarë pushtetin, por që ende nuk ka arritur një ujdi se si do të ndahen këto dikastere. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori