LAJMI I FUNDIT:

Përfundon autopsia e trupit të Fadil Vokrrit

Përfundon autopsia e trupit të Fadil Vokrrit
Vokrri në studion e Telegrafit

Autopsia e trupit të Fadil Vokrrit ka përfunduar para pak çastesh.

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Ai ka thënë se trupi para gjysmë ore është marrë nga familjarët.


“Po, autopsia ka përfunduar para gjysmë ore. Trupin e kanë marrë familja, dhe pastaj do të vazhdojë me ceremenoninë e homazheve dhe të varrimit sipas protokollit shtetëror”, ka thënë Gërxhaliu për Indeksonline.

Ndryshe, legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari i FFK-së, Vokrri ka ndërruar jetë dje në mëngjes pas një sulmi në zemër.

I ndjeri nuk arriti që të mbijetoi pas sulmit dhe në QKUK arriti pa shenja jete.

Ritheksojmë se nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës do të ketë homazhe, kurse prej orës 14:00 një mbledhje komemorative.

Varrimi i legjendës Fadil Vokrri do të bëhet sot nga ora 17:00 në Prishtinë.