Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë mëngjesin e të shtunës pas një infarkti në zemër. I ndjeri nuk ka mundur ta përballojë sulmin dhe ka vdekur ende pa mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Të gjithë trajnerët, lojtarët dhe bashkëpunëtorët e tij janë tronditur kur morën lajmin se presidenti kishte vdekur.
Në shkurt të vitit 2008, ai e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA. Më 15 janar 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si president i FFK-së, por ai nuk mundi ta përfundojë.
Eroll Salihu, njeriu më i afërt me Vokrrin, ishte i tronditur pas këtij lajmi dhe ai këtë vdekje e cilësoi si një ndër humbjet më të mëdha në shtetin tonë.
“Është e vështirë me përcjell një person me të cilin sinqerisht jo vetëm ne aspektin zyrtar, si shok mik të ngushtë që e kam pasur kam kaluar së paku 10 vitet më intensive të jetës time, momentet më të këqija, momentet më të vështira por edhe e kemi pasur fatin edhe Fadil Vokrri si legjendë e futbollit, por edhe si personalitet i cili ka bërë një bujë të madhe edhe në organizmat më të mëdha të futbollit. Ka krijuar miq nuk ka krijuar armiq, ka krijuar miq dhe i kemi dyert e hapura kështu që ndihem krenar së pari si ish futbollist si shok, së pari si sekretar gjeneral i tij që kemi pasur një president të tillë, një person të tillë”, ka deklaruar Salihu.
Trajneri i kombëtares u-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi pohoi se Vokrri ishte ai shtytësi kryesor i punës, ai i cili ka folur gjithmonë për vazhdimin e punës dhe pritjet e rezultateve pas punës.
“Përkrahja ka qenë maksimale prej tij në çdo aspekt, pothuajse çdo herë ku kemi qenë para opinioni, ai nuk e ka treguar atë mbështetje, duke aluduar do të shohim, do të shohim, por në të vërtetë gjithmonë kemi pasur përkrahje maksimale dhe mendoj që ata që ka bërë ai me bashkëpunëtorët e vet, komunitetit ekzekutiv, edhe të gjithë njerëzit, miqtë, dashamirët nga Italia, Gjermani dhe të gjithë vendeve tjera për pranimin që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm shumë orë pa fjetje dhe kështu me radhë kështu me radhë”, është shprehur Krasniqi.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, ishte tejet i mërzitur me faktin se nuk do ta gjejë më Fadil Vokrrin në organizimet sportive, duke thënë se ai ka humbur idhullin e tij – transmeton KosovaPress.
“Ka ditur gjithmonë të na befasojë, edhe kësaj radhe na befasoi por na befasoi shumë rëndë. Na ka befasuar me gola të mirë, ka qenë lojtar i jashtëzakonshëm, ka qenë legjendë, lojtari më i madh shqiptar, ka bërë kontribut të jashtëzakonshëm si kryetar edhe është një humbje e madhe për të gjithë ne, një humbje e madhe për opinionin futbolldashës, për popullin shqiptar. Jemi tronditur, na ka tronditur, iku shpejt. Mirëpo iku për me hy në përjetësi. Ai do të jetë i përjetshëm, gjithmonë do t’i kem kujtimet më të mira për legjendën, për Fadil Vokrrin”, ka thënë ndër tjerash Munishi.
Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lul Berisha u shpreh i mërzitur me ikjen e kryetarit të Federatës së Kosovës në Futboll, ai e cilësoi këtë vdekje si më të rëndën të vendit.
“Besoj që çdo fjalë është e tepër, në aspektin mbarë shqiptar sepse ka qenë një njeri shumë i madh. Besoj që mbas vdekjes së Ibrahim Rugovës është vdekja më e rëndë e këtij vendi. Kushdo që e ka njofto ka mundur të dijë se si kanë mundur të jenë takimet me të. Çka të shtojmë është e tepërt besoj që është tmerruese”, ka theksuar Berisha.
Presidenti Fadil Vokrri, si figurë qendrore e futbollit të Kosovës dhe ndërkombëtarizimit të tij, do të përcillet me të gjitha nderimet shtetërore. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër nga ora 15:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A