Në një ceremoni rasti në Prishtinë, sot u nënshkrua Marrëveshja për Sigurime Sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, e cila i hap rrugë realizimit të së drejtave të qytetarët të të dyja shteteve, në fushën e sigurimeve sociale.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ndërkaq në emër të Qeverisë Zvicerane ajo u nënshkrua nga Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë sepse në mënyrë direkte prekë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët zviceranë, të cilët do të realizojnë të drejtat e tyre siç janë, e drejta në pension të moshës, pension familjar dhe pension invalidor të punës.
“Qytetarëve të Kosovës po iu kthehet një e drejtë të cilën nuk e kanë gëzuar shumë vite që nga ndërprerja e marrëveshjes e cila ka qenë e lidhur në mes të ish Jugosllavisë dhe Zvicrës. Po iu kthehet e drejta për të shfrytëzuar të mirat për të cilat me vite qytetarët kanë kontribuar dhe kanë derdhur djersën e tyre”, ka thënë ministri Reçica.
Reçica tha se ndërprerja e Marrëveshjes për Sigurime Sociale e lidhur në mes Konfederatës së Zvicrës dhe Ish Jugosllavisë e vitit 1962, ka krijuar një zbrazëti ligjore në fushën e sigurimeve sociale në mes dy vendeve. Si rrjedhojë, qytetarët e dy vendeve, që nga viti 2010, në mungesë të kësaj marrëveshje, nuk kanë mundur që të realizojnë të drejtat e tyre në fushën e sigurimeve sociale në vendet e origjinës.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme, po i hapet rrugë realizimit të këtyre të drejtave dhe në këtë rast falënderojë Qeverinë e Zvicrës dhe urojë gjithë qytetarët e Kosovës për këtë arritje të madhe për ta”, tha ministri.
Ambasadori zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet tha se nënshkrimi i marrëveshjes është hap i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe të vendeve tona duke shënuar fundin e tri viteve të negociatave ku në këtë rast falënderoi ministrin Reçica dhe ekipin e negociatave për bashkëpunimin e shkëlqyer.
“Një nga qëllimet kryesore të marrëveshjes është që të sigurohet që qytetarët kosovarë që kanë punuar për vite në Zvicër dhe u kthyen në vendin e tyre pas daljes në pension, mund të marrin përsëri pensionet e tyre zvicerane në baza mujore duke jetuar këtu në Kosovë, gjithashtu, marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin midis vendeve tona në luftën kundër abuzimit të mundshëm të sigurimeve shoqërore”, tha Ambasadori Lebet.
Marrëveshja për Sigurime Sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës hyn në fuqi pas ratifikimit nga parlamentet e të dyja shteteve. Paraprakisht, Republika e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e parë ndërkombëtare për Sigurime Sociale me Mbretërinë e Belgjikës në shkurt të këtij viti, e cila është nënshkruar nga Ministri Reçica dhe ministrja belge e Punëve Sociale dhe Shëndetit Publik, Maggie De Block, në një ceremoni rasti në Bruksel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë