LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli do të ishte ideal për Shaqirin, por ka shumë konkurencë – thotë legjenda zvicerane e Liverpoolit, Stephane Henchoz

Liverpooli do të ishte ideal për Shaqirin, por ka shumë konkurencë – thotë legjenda zvicerane e Liverpoolit, Stephane Henchoz

Ai ka zhvilluar 135 ndeshje për Liverpoolin nga viti 199 deri në vitin 2005 për Liverpoolin. Stephane Henchoz më shumë se secili njeri tjetër mund at paramendojë Shaqirin si reprezentuesin e ardhshëm të Zvicrës në klubin e Liverpoolit.

Të mërkurën ishin mediat angleze që ngritën spekulime për një kalim të Xherdan Shaqirit te Liverpooli për një shumë prej 14.5 milionë eurosh.


Ish ylli i kombëtares së Zvicrës, Stephane Henchoz nuk çuditet shumë nga lajme të tilla.

“Liverpooli tash do të përforcohet. Pas finales së Ligës së Kampionëve tash është synimi që të fitohet titulli i kampionit. Dhe, për Shaqirin do të ishte hapi ideal që të kalonte te Liverpooli”, theksoi ai.

Shaqiri duhet të qëndrojë në Ligën Premier

“Ai tash është 26 vjeçar dhe te Bayerni e te Interi nuk arriti të bëhet titullar. Te Stoke ishte i mirë. Liga Premier është kampionati më i mirë në botë dhe nga pikëpamaj ime ai duhet të mbetet aty. Dhe është koha ideale për një kalim në top 6 ekipet e para”, u shpreh Henchoz.

Për këtë, Henchoz megjithatë thotë se Shaqiri duhet të bëhet lojtar më konstant me paraqitjet e tij.

“Gjithmonë shihet klasi i madh i tij, për 20 deri 30 minuta, ndonjëherë ai nuk ndalet për një pjesë të tërë. Dhe më pas ai zhduket, e kështu ndodh edhe në kombëtare. Mund të pritet që në ndeshje të mëdha sikur ndaj Portugalisë të tregojë diçka të madhe, lojtarë të mëdhenj mund ta bëjnë këtë”, thotë 43 vjeçari.

Xherdan Shaqiri në stërvitjen e kombëtares së Zvicrës derisa po spekulohet për të ardhmen e tij, Foto: Blick.ch

Më tej Henchoz për Blick.ch tregon se Shaqiri ka nevojë urgjentisht të përmirësohet pasi ka konkurrencë të hatashme te Liverpooli.

“Ai duhet të përmirësohet fizikisht dhe mendërisht në momentin që kalon te Liverpooli. Konkurrentët e tij në sistemin 4-3-3 do të jenë Mohamed Salah dhe Sadio Mane, e këtu është vështirë që ai të fitojë minuta lojë. Ai duhet të luajë në një nivel tejet të lartë dhe të vazhdueshëm për të pasur rast për inkuadrim. Por, ai nuk duhet të frikësohet nga konkurrenca, kështu është në çdo top klub”, potencon zvicerani.

Ndërkohë raportohet se Sadio Mane ka akord me Real Madridin, gjithnjë sipas revistës “France Football”.

Shaqiri aktualisht përfiton shtatë milionë euro në sezon te Stoke City, por anësori fantastik shqiptar nuk preferon që të qëndrojë te klubi i kategorisë së dytë angleze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori