LAJMI I FUNDIT:

Alban Skënderaj dhe Noizy paralajmërojnë duetin e ri, vijnë me klip të veçantë dedikuar suksesit

Alban Skënderaj dhe Noizy paralajmërojnë duetin e ri, vijnë me klip të veçantë dedikuar suksesit

Këngëtari Alban Skënderaj dhe reperi Noizy kanë paralajmëruar se së shpejti do të publikojnë një bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një këngë të rem e klip, e cila ka përfunduar xhirimet, dhe pritet të publikohet nesër (e premte).

“Drejt suksesit” titullohet kjo këngë, e cila nga pamje e para duket të jetë një bashkëpunim i veçantë.


Këngëtarët e shumë pëlqyer nga publiku shqiptar kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale dhe trailerin e klipit.

Ndiqni më poshtë trailerin e klipit të ri të Alban Skënderajt dhe reperit Noizy:

https://www.instagram.com/p/BjuZM-wH4dp

Klipi duket të jetë vërtet i veçantë dhe i rrethuar me fytyra të të rinjve.

Ky duet vjen si befasi për fansat, pasi dyshja deri më tani, nuk e kishin treguar se mendonin realizimin e një dueti.

Alban Skënderaj muajin e kaluar solli edhe një bashkëpunim tjetër me reperin MC Kresha, këngën “Ping-Pong”, e cila u prit mirë nga fansat e dyshes. /Telegrafi/