Fondi Monetar Ndërkombëtar, i ka bërë thirrje Kosovës të mos vazhdojë tutje me Ligjin për punëtorët e arsimit gjatë viteve 1990, sepse do të ishte një kosto shumë e lartë për një vend të varfër siç është Kosova.
Qeveria e Kosovës e ka proceduar për në Kuvend, Projektligjin për Statusin e Punëtorëve në Arsim të viteve të 1990-ta, pas një presioni të madh nga sindikatat e arsimit pasi në të kundërtën të njëjtat kanë përmendur organizimin e grevave afatgjate.
Parlamenti në parim e ka votuar këtë Ligj.
“Rreziqet fiskale janë rritur. Sa i përket kësaj, FMN këshillon që mos të procedohet tutje me ligjin aktual për kompensimin e mësuesve, duke marrë parasysh koston direkte dhe indirekte që pritet ta rëndojë buxhetin për shumë vjet”, ka thënë Stephanie Eble nga FMN në një komunikatë për shtyp.
Një delegacion i FMN-së, i udhëhequr nga Eble ka vizituar Kosovën nga 30 maji deri me 5 qershor, për të diskutuar me zyrtarë vendorë për ekonominë e Kosovës.
Sipas Institutit për Studime të Avancuar [GAP] ky ligj përfshin të gjithë punëtorët e arsimit të viteve 90-ta, madje edhe ata që kanë kontribuar në sistemin arsimor vetëm një vit.
Nga ky ligj pritet të përfitojnë rreth 23 mijë persona dhe në rast të vdekjes së tyre ky pension bartet të bashkëshortët e tyre.
GAP thotë se kostoja e ligjit për 2019-20 pritet të jetë rreth 30.4 milionë euro, apo për 16.1 milionë euro (114%) më e lartë se sa kalkulimet që i ka bërë Ministria e Financave për të njëjtën periudhë.
Sipas FMN-së, rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2018 pritet të jetë rreth 4 për qind. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'