LAJMI I FUNDIT:

Lichtsteiner: Dua që Arsenali të bëhet konkurrues si Juve

Lichtsteiner: Dua që Arsenali të bëhet konkurrues si Juve
(Foto: Getty Images)

Stephan Lichtsteiner thotë se arsyeja e transferimit te Arsenali është që t’i ndihmojë skuadrës që të ngritet në një nivel për të konkurruar sikur Juventusi.

Mbrojtësi zviceran iu bashkua Bianconerëve në vitin 2011 dhe që atëherë e ka fituar shtatë vite radhazi titullin e Italisë.


Ndërsa gjatë të martës, ai iu bashkua Topçinjve si lojtar i lirë dhe ka të njëjtin qëllim, t’i ofrojë shërbimet e tij për ta bërë Arsenalin një klub konkurrues për trofe.

“Është një moment i shkëlqyer. Është gjë e mirë për mua që nga Juventusi vi te Arsenali dhe kam këtë sfidë të madhe për të bërë që të ndodhin gjëra të mëdha te ky klubi madh”.

Të gjitha lajmet për Stephan Lichtsteiner
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Stephan Lichtsteiner

“Çfarë më ka tërhequr? Këtu është një projekt. Është projekti i kthimit në Ligën e Kampionëve. Mendoj se është vështirë që një klub si Arsenali nuk luan në Ligën e Kampionëve”.

“Nëse i shikon lojtarët, nëse e shikon klubin, stadiumin… është një projekt, një mundësi e madhe për t’u kthyer në nivelet më të larta”.

“Nuk kam luajtur asnjëherë kundër Arsenalit, por natyrisht se ka qenë një epoke e madhe e Wengerit. Ai ka fituar shumë trofe me Arsenalin dhe e ka bërë skuadër të madhe”.

“Tash është një moment i ri. Wengeri ka shkuar dhe gjithçka është paksa e re, prandaj është një sfidë e madhe”.

“Emery është një trajner shumë i mirë, i cili ka fituar shumë tituj, sidomos Europa Leaguen, ku luajmë sivjet”, ka deklaruar mbrojtësi i djathtë për Arsenal Media. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

La Liga
Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

La Liga

"Mund ta mbështesim financiarisht ekipin për 2000 vjet" - aksionari i ri i Juventusi tregon arsyen pse u fut në botën e futbollit nga kriptomonedhat

Serie A
Për Pochettinon ai është më i mirë se Messi dhe Mbappe, por ku është zhdukur Verratti

Për Pochettinon ai është më i mirë se Messi dhe Mbappe, por ku është zhdukur Verratti

Ndërkombëtare
Vinicius blen një klub ambicioz evropian - dëshiron ta fus në elitë me klubet e mëdha

Vinicius blen një klub ambicioz evropian - dëshiron ta fus në elitë me klubet e mëdha

Ligat tjera
“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” - Tomori zbulon liderin e ri te Milani

“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” - Tomori zbulon liderin e ri te Milani

Serie A
Kalo në kategori