LAJMI I FUNDIT:

Mbappe tregon sekretin e rritjes së masës trupore në muajt e fundit

Mbappe tregon sekretin e rritjes së masës trupore në muajt e fundit
Foto: sport.sky.it

Përfaqësuesja e Francës fitoi me rezultat 3-1 ndaj Italisë në miqësoren e së premtes.

Lojtarët francez ishin në nivel të lartë, posaçërisht Kylian Mbappe, që luajti deri në minutën e 83-të.

Ajo që ra në sy ishte fiziku i sulmuesit, shikohet qartë se ai ka bërë progres të madh në rritjen e masës trupore në muajt e fundit.


E të mendosh se ky është fizik i një 19 vjeçari (Foto: MARCA)

19-vjeçari që kur lëvizu nga Monaco nën hijen e Kullës Eifelit te Paris Saint Germaini, ka pasur përparime në aspekte të ndryshme: Si në nivelin taktik, ku është bërë më i disiplinuar, ashtu edhe në pikëpamjen fizike.

Sipas stafit të PSG-së, lojtari ka rritur ndjeshëm masën e muskujve pas trajnimeve të ndryshme që ka kryer në muajt e fundit. Por, ata thonë se rritja do vazhdojë deri në moshën 21 vjeçare.

https://www.instagram.com/p/BjkHv40lxU8/

“Ai i është bashkuar një nga top dhjetë klubeve më të mira në botë dhe ka punuar shumë që të jetë në nivel të lartë. Këtë sezon ka shtuar një tjetër centimetër. Por, rritja e tij muskulore nuk ka përfunduar dhe nuk do të përfundojë edhe për një vit e gjysmë. Shpatullat e tij do të zgjerohen edhe më shumë dhe ai do të fitojë shpejtësi, eksplozivitet dhe madje aftësi teknike”, ka thënë mbikëqyrësi atletik i lojtarit, Marc Westerloppe për Le Parisien.

Top 30 futbollistët me pagat më të mëdha mujore në Ligue 1
Lexo po ashtu Top 30 futbollistët me pagat më të mëdha mujore në Ligue 1

Për këtë ka folur edhe lojtari, i cili ka treguar se kur ka filluar të përgatitet mentalisht dhe fizikisht:

“Unë e kam rritur fuqinë falë punës sime. Më pas bëra talasoterapinë (ajo është një formë e veçantë e terapisë, bazuar në veprimet shëruese të klimës detare) dy herë për të arritur gjendjen optimale. E para zgjati pesë ditë dhe e bëra në fillim të muajit prill, e dyta në fund të majit dhe zgjati katër ditë”, ka thënë Mbappe.

Francezi pritet të jetë 100 për qind gati me 16 qershor për ndeshjen e Francës ndaj Australisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1wvWisdz-Ss

Në trend Sport

Më shumë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Kalo në kategori