LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti: Do të reagojmë ndaj Ukrainës, më pëlqen të vazhdoj në Serie A

Gjimshiti: Do të reagojmë ndaj Ukrainës, më pëlqen të vazhdoj në Serie A
BENEVENTO, ITALY - FEBRUARY 18: Player of Benevento Calcio Berat Djimsiti vies with FC Crotone player Andrea Nalini during the serie A match between Benevento Calcio and FC Crotone at Stadio Ciro Vigorito on February 18, 2018 in Benevento, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi një humbje 3-0 nga Kosova në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Zurich të Zvicrës.

Të gjithë në kampin kuq e zi janë ndjerë keq nga kjo humbje dhe kanë premtuar reagimin në ndeshjen e ardhshme.


Mbrojtësi nga Lugina, Berat Gjimshiti tha se ndaj Kosovës ishte një ndeshje e dobët e tyre si ajo me Luksemburgun.

“Me Kosovën ishte ndeshje e dobët si ajo me Luksemburgun, mendoj se gjithmonë mund të reagojmë,besoj se para startit të Nations League mund të provohen disa lojtarë për të treguar vlerat e tyre”.

Gjimshiti gjatë një dueli me Nikola Kalinic të Milanit (Getty Images)

“Çdo trajner ka mënyrat e veta për të punuar, tani duhet të lëmë pas Kosovën dhe të bëjmë më shumë me Ukrainën,ka rëndësi të përmirësohemi dhe të reagojmë për gabimet që kemi bërë dhe për tifozët”, u shpreh Gjimshiti.

“Ne jemi profesionistë dhe jemi të hapur çdo gjë. Të gjithë lojtarët duan të reagojnë pas figurës së keqe me Kosovën”.

Për sa i përket të ardhmes së tij mbrojtësi i cili sezonin e fundit luajti si i huazuar nga Atalanta te Benevento, la gjithçka të hapur.

Berat Gjimshiti (Getty Images)

“Për momentin nuk kam folur me asnjë. Jam në grumbullim me kombëtaren dhe pastaj do të mendoj për pushimet”.

“Pas pushimeve do të flas me menaxherin tim dhe do të vendosim. Kam dhe një vit kontratë me Atalantën”.

“Në Itali ndihem mirë do më pëlqente të vazhdoja të luaja në Serinë A, por unë jam i hapur ndaj çdo oferte dhe mendoj se do të përshtatesha edhe në një kampionat tjetër”, përfundoi mbrojtësi shtatë lartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori