Elseid Hysaj është një nga lojtarët prej të cilëve pritet më shumë te Kombëtarja e Shqipërisë, por të martën edhe ai vuajti shumë si e gjithë skuadra.
Mbrojtësi shkodran pranoi se ekipi nuk është aspak në situatë të mirë, por tha se në këto momente trajneri ka të drejtën të eksperimentojë dhe të bëjë zgjedhje.
“Jeni një nga liderët e kombëtares. Çfarë ndodhi sot? Kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta dhe i lamë mundësi Kosovës të bëjë atë që donte në fushë”.
“Jam dakord që kemi zhgënjyer dhe do të duhet të tregonim tjetër angazhim në fushë”.
“Mendoni se ndikojnë afrimet e shumta në skuadër? Mendoj se skuadra ka nevojë të testojë lojtarë të rinj dhe më pas në Shtator do të bëjë zgjedhjet e tij, për të marrë ata lojtarë që kanë bindur”.
“Besoj se ka të drejtën e tij të provojë lojtarë dhe duhet ta respektojmë. Edhe sot kishim mungesa, me lojtarë se Memushaj, Basha, etj. Të cilët do të na japin në dorë kur të rikthehen”.
“Me cilësitë që kemi, mund të luajmë ashtu siç do Panucci? Këtë duhet ta kuptojë trajneri dhe të vendosë. Ne nuk jemi trajnerë, por jemi ushtarë dhe duhet të bëjmë atë që Panucci kërkon. Në fund është ai që vendos dhe merr përgjegjësitë”, ka thënë Hysaj. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City