LAJMI I FUNDIT:

Lafond: Evropa nuk është një koncept shumë i largët për Maqedoninë

Lafond: Evropa nuk është një koncept shumë i largët për Maqedoninë

Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, sot këshilltari i lartë i ministrit për çështjet e euro-integrimeve të Francës, François Lafond, para stafit akademik dhe studentëve mbajti një ligjëratë me temë “Sfidat e Evropës së sotme”.

Lafond tha se Evropa nuk është një koncept shumë i largët për Maqedoninë. Sipas tij trajektorja e cila duhet të ndiqet deri në Evropë vërehet se tani më veçse ka filluar. “Jam shumë i kënaqur që sot jam në Fakulteti Juridik të Universitetit të Tetovës që të prezantoj disa mundësi të integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësi që të kyçen në integrimin evropian. Për shtetet e Bashkimit Evropian, integrimi i shteteve është me rëndësi të veçantë pikërisht për atë që të jetë në suaza të asaj që shtetet që integrohen të kenë një nivel dhe të përgatiten për integrimet” – tha François Lafond.


Po ashtu ai gjatë prezantimit të tij tha se Maqedonia ka shënuar hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE, dhe për këtë, shembull më të mirë mund të përmendim programin Erasmus plus, që është një program i cili bën shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve mes universiteteve dhe Maqedonia veçse e implementon këtë program. Po ashtu liberalizimi i vizave, hapja e negociatave për emrin dhe disa pika të tjera gjithnjë e më shumë e afrojnë Maqedoninë drejt Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori