LAJMI I FUNDIT:

Vonesa e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pagave ngrit dyshime për ndikime politike

Vonesa e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pagave ngrit dyshime për ndikime politike

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj për rritjen e pagave, por ende nuk ka një vendim.

Vonesa e një vendimi  nga Gjykata Kushtetuese, për ekspertët kësaj fushe është e pakuptimtë dhe me ndikim politik.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se hallkat dhe instancat e drejtësisë në vend janë të ndikuara, instrumentalizuara nga politika si jashtë dhe brenda saj.


Sipas tij, ndikimet e herë pas hershme nga segmente të caktuara politike bëjnë që të shfaqen pengesa dhe vonesa nga Gjykata Kushtetuese.

“Fatkeqësisht, hallkat dhe instancat e drejtësisë në këtë vend janë të ndikuara, instrumentalizuara nga politika si jashtë dhe brenda. Megjithëse afati zgjatë 60 ditë, ata do duhej që gjatë kësaj kohe të jepnin një përgjigje, mirëpo është në dorën e tyre. Ka ndikim hera- herës dhe nga segmente te caktuara, ka presion mbase direkt ose indirekt në punën e institucioneve të drejtësisë, qoftë asaj të rregullt apo Kushtetuese dhe prandaj këto vonesa”, tha Baraliu.

Vendimi për pagat e zyrtarëve qeveritarë: Paga më e vogël 800 euro, më e larta 2,950 euro (Dokument)
Lexo po ashtu Vendimi për pagat e zyrtarëve qeveritarë: Paga më e vogël 800 euro, më e larta 2,950 euro (Dokument)

Edhe përfaqësuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj theksoi se neglizhenca e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e kësaj çështje brenda afateve  ligjore në publik, ngrit dyshimet  lidhur me profesionalizmin dhe pavarësinë e gjykatës.

Miftaraj tha se trajtimi i kësaj çështje nga ana e Gjykatës Kushtetuese do të duhej të ishte prioritet dhe të trajtohej brenda afateve ligjore.

“Neglizhenca e gjykatës në trajtimin e kësaj çështje brenda afateve  ligjore, në publik ngrit dyshimet  lidhur me profesionalizmin dhe pavarësinë e gjykatës për të vendosur në raste kur duhet të vendos lidhur  me ligjshmërinë e vendimeve të miratuara nga Qeveria. Vonesat në trajtimin e kësaj lënde janë të pakuptimta dhe sigurisht se kjo gjykatë do të duhej të sqaronte publikun lidhur me ecurinë e kësaj çështje duke marr për bazë se e njëjta hyn në kuadër të interesit  të përgjithshëm dhe publiku ka interes për të pasur informacion”, sqaroi ai.

Sipas tij, IKD ka publikuar analizë ligjore lidhur me ligjshmërinë dhe ndikimin financiar të vendimit të qeverisë për ngritjen e pagave, i cili vendim sipas IKD-së ishte marr në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm.

“IKD është në proces  të monitorimit lidhur me masat dhe veprimet që janë duke u ndërmarr për të kthyer ligjshmërinë lidhur me këtë vendim, duke përfshirë edhe trajtimin e këtij rasti nga GJykata Kushtetuese”, tha ndër të tjera Miftaraj.

Se kjo çështje nuk është bërë në procedura të duhura ligjore e thotë edhe profesori Baraliu, duke shtuar se do duhej bërë në procedura të rregullta duke kaluar kështu vendimi edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Është një çështje që nuk është bërë në procedura të duhura ligjore, sepse vetëm me një propozim ligji i cili do të  duhej të propozohej nga qeveria dhe domosdoshmërish të kalohej përmes kuvendit për tu miratuar, dhe jo në formën e miratimit gjegjës”, sqaroi profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu për Telegrafin.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 20 dhjetor 2017 kishte marr vendimin për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar. Për këtë kishte reagime të shumta nga partitë opozitare dhe shoqëria civile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori