LAJMI I FUNDIT:

Ditën e premte do të votohet për rikonstruktimin e Qeverisë

Ditën e premte do të votohet për rikonstruktimin e Qeverisë

Deputetët e Maqedonisë ditën e premte, më 1 qershor, do të votojnë për ministrat dhe zëvendësministrat e rinj në qeveri. Votimi për rikonstruktimin përkon me përvjetorin e formimit të qeverisë së LSDM-së të kryesuar nga Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arben Taravari u largohet nga posti i ministrisë, i cili nga departamenti i shëndetësisë shkoi në postin e kryetarit të komunës së Gostivarit. Ministri i Drejtësisë, Bilen Sali, megjithatë dha dorëheqjen për rastin e vdekjes së katërvjeçarit Almirit nga Kumanova. Ministri pa Portofol, Samka Ibraimovski, e la institucionin për implementimin e Strategjisë për Përmirësimin e Statusit të Romëve në Maqedoni dhe u bë deputete.

Sipas informacioneve të fundit LSDM dhe BDI do t’i shkëmbejnë udhëheqësit ministror të drejtësisë dhe arsimit. /Telegrafi/