LAJMI I FUNDIT:

Tahiri takon Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, flet për veprimet që ka ndërmarrë Kosova drejt rrugëtimit në BE

Tahiri takon Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, flet për veprimet që ka ndërmarrë Kosova drejt rrugëtimit në BE

Besnik Tahiri, kryesues i Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, gjatë qëndrimit në Bruksel, ka takuar Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtoratin e Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Zgjerimit të Negociatave të Komisionit Evropian.

Gjatë takimit është diskutuam lidhur me veprimet e rëndësishme të reformave që ka ndërmarrë dhe duhet të vazhdojë të merr Kosova drejt rrugëtimit në BE, e në veçanti në këtë fazë lidhur me zbatimin e obligimeve të Republikës së Kosovës përbrenda Marrëveshjes për Satbilizim Asocim dhe procesin e liberalizimit të vizave.


“Në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore informova në detaje Ruiz Calavera lidhur me hapat teknik dhe politik në ndjekjen e agjendës së reformave evropiane, njëkohësisht shtrova nevojën që ky proces të marrë përkrahje edhe më të shtuar nga Bashkimi Evropian në mënyrë që Kosova me ndihmën e BE-së të përafrojë hapat me vendet tjera të Ballkanit në procesin e integrimit”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shprehur vullnetin e plotë politik dhe institucional që proceset reformuese të jenë gjithëpërfshirëse dhe me rezultate të qarta.

“Në këtë rrjedhë, rëndësi të veçantë ka koncensusi i gjerë politik që ekziston në Kosovë për procesin integrues.”

“Në krejt këtë proces theksova rëndësinë e veçantë që ka entuziazmi pro-evropian i shoqërisë kosovare, energji kjo që po përkthehet në veprime të përbashkëta të institucioneve dhe Bashkimit Evropian në përshpejtimin e integrimit”, ka theksuar ai.

Gjithashtu ka njoftuar se ka takuar edhe David Cullen, shef i njësisë përgjegjëse për Kosovën në Komision Evropian dhe zyrtarë tjerë të Drejtoratit të Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Zgjerimit të Negociatave të Komisionit Evropian.

“Në këtë takim prekëm në pika shumë të rëndësishme të ndërlidhura me administratën publike, në ciklin e politikbërjes, përfshirë rregullimin më të mirë, si planifikimin strategjik.”

“Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të njoftuar zyrtarët e Komisionit Evropian për punën e mirë që institucionet janë duke bërë në këto drejtime dhe së bashku identifikuam pika të angazhimit që do të adresojmë me urgjencë në ditët dhe javët në vazhdim dhe të cilat do të kenë një ndikim pozitiv jo vetëm në shënimin e hapave përpara në përmbushjen e obligimeve Brenda Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, Procesin e Liberalizimin e Vizave, si dhe mbështetjen financiare direkte, por edhe do të kenë një ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve përmes ngritjes së cilësisë së politikave publikë dhe drejtpërdrejtë në cilësinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori