LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa ku po punonte 

Vdes një person në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa ku po punonte 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 07:30 në Fushë Kosovë nga një objekt ku po kryheshin punime një person ka rënë nga lartësia, ndërsa ekipi i mjekëve emergjent ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia bën të ditur se ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka iniciuar një hetim me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit.


“Rreth orës 07:30 kemi marrë informacionin në Fushë Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, se një person ka rënë nga lartësia. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka iniciuar një hetim me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/