Megjithëse, pothuajse të gjitha partitë si PDK, AAK, Nisma dhe PSD, janë shprehur kundër që temë kyçe e tryezës së partive politike të thirrur nga VV-ja, të jetë konsensusi për zgjedhje të parakohshme, kjo e fundit insiston që kjo temë të jetë temë qendrore e tryezës.
Shefi i Grupit parlamentar të VV-së Glauk Konjufca tha për KosovaPress se tryezat kanë filluar me këtë qëllim dhe pastaj kjo ka devijuar në tryezën e PDK-së.
Vetëvendosje, sipas tij, do ta rikthejë këtë temë sërish në tryezë. Në të kundërtën nuk do të marrin fare pjesë në tryezat e tilla. Ndërsa thotë se duke parë pozicionimin e Qeverisë dhe pushtetit, nuk është shumë optimist, që do të arrihet pajtueshmëri lidhur me temën në fjalë.
“Tryeza megjithatë duhet ta ketë një epilog dhe nuk mund ta zvarrisim përgjithmonë. Atëherë pas kësaj tryeze të VV-së, nëse kemi pozicionime të njëjta dhe nëse tryezat janë jo produktive, unë konsideroj që nuk ka më arsye që të mbahen. Humb kuptimi i tyre. Nëse ata nuk dëshirojnë të flasin për zgjedhje, atëherë beteja për zgjedhje do të bartet në Parlament të Kosovës, aty ku e ka vendin. Kështu që natyrisht beteja e vërtetë për ta çuar vendin në zgjedhje, është në Parlament të Kosovës. Mirëpo, ne nëse veç e vërtetojmë që këto tryeza nuk janë më produktive. Atëherë nuk do të marrim pjesë as vet në të ardhmen. Me këtë ide ia kanë nis tryezat. Ideja kanë qenë zgjedhjet. Mos të kishte qenë zgjedhjet ideja, e thirrur nga tryeza e LDK-së, VV nuk do të kishte marrë pjesë fare. Por, ne pikërisht pse kanë qenë zgjedhjet kemi marrë pjesë. Në tryezën e dytë u devijua tema nga PDK-ja. VV po organizon e treta dhe dëshiron të ia rikthejë temën kryesore tryezës që janë zgjedhjet. Kush nuk do me marrë pjesë, mos le të merr pjesë, është puna e tyre”, tha Konjufca.
Por, ish kolegu i Konjufcës, Dardan Sejdiu të hënën ka thënë se tash nuk është koha për të diskutuar për zgjedhje të parakohshme.
Kjo sipas Sejdiut, Kosova ka shumë tema tjera me rëndësi. Ndërsa insistimi i VV- së që të diskutohet për zgjedhje të reja pa i pasur numrat, sipas Sejdiut , është oportunizëm dhe popullizëm.
“Ne si Parti Socialdemokrate e kemi shprehur qëndrimin tonë, që do të jemi në secilën tryezë ku ftohemi… Konsensus sa i përket zgjedhjeve me një Qeveri, e cila nuk do zgjedhje, nuk mund të ketë. Dhe thjesht duhet të ikim prej këtyre temave populliste, të trajtimit të opsionit të zgjedhjeve. Në momentin që janë numrat, atëherë dhe niset mocioni dhe përfundojmë me rrëzim të qeverisë. Përderisa nuk ka numra, çdo trajtim i kësaj teme është veçse mundësi dhe potencial për të ikur prej temave si p.sh, temat që mund t’i rregullojmë me Kuvend… Jemi për. Kjo qeveri çdo ditë tregon se nuk është duke e bërë punën që duhet bërë. Por, a jemi për të qëndruar në këtë diskutim pa i pasur numrat, mendoj që kjo është dhe oportunizëm dhe popullizëm”, ka deklaruar Sejdiu.
Por, për Konjufcën deklaratat e ish-kolegut të tij nga Vetëvendosje janë të kuptueshme, pasi që, siç thotë ai, partia pjesë e së cilës tash është Sejdiu, PSD, nuk është e gatshme dhe e përgatitur për zgjedhje.
Konjufca thotë se VV është plotësisht e përgatitur për zgjedhje edhe pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur, ku një pjesë e deputetëve të kësaj partie u larguan.
Madje thotë se zgjedhjet do të jenë ato, ku vota e popullit, do t’ua tregojë vendin të gjithë atyre, që u munduan ta dëmtojnë VV-në.
“Po është e kuptueshme për PSD-në. Për secilën është e kuptueshme. Për PDK është e kuptueshme sepse pushtetin e ka interes. Për PSD është e kuptueshme, sepse nuk është e përgatitur për zgjedhje. Secili i ka ato. Mirëpo, për Vetëvendosjen, e cila është e përgatitur për zgjedhje, është më mirë që të shkohet në zgjedhje. Po mendoj se është e përgatitur. Sepse në fund të fundit populli u jep kuptim dhe atyre. Vota e popullit. Se kush e ka pas mirë. A Lëvizja që ka vazhduar, apo të tjerët që kanë dal prej saj?… Mendoj që goditjet që kemi pësuar janë të rikuperueshme. Nuk është pronar askush i Vetëvendosjes që të thotë se unë do të dal dhe tash VV nuk do të ekzistojë, apo do të dëmtohet. Vetëvendosje është e bazuar në programin e saj, në idetë e saj, në vlerat e saj dhe është grup i njerëzve që janë të gatshëm ty shtyjnë përpara ato ide. Kush nuk mund me i shty përpara, del dorëzohet apo e ndjek rrugën e vet. Ma merr mendja që populli me votën e vet, do t‘ia tregojë vendin edhe atyre që janë munduar ta dëmtojnë Vetëvendosjen”, tha Konjufca.
Në tryezën që VV e ka ftuar për të premten nuk dihet nëse do të marrin pjesë partitë në pozitë. PDK as të mërkurën nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për KosovaPress.
Ndryshe, të hënën shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë se ata ende nuk kanë marrë ftesë zyrtare, për tryezën në fjalë dhe se nuk mund të përgjigjet saktë se si do të veprojnë, do të jenë pjesë e kësaj tryeze apo jo. Megjithatë thekson se qëllimi i tryezave të tilla, ka qenë arritja e një konsensusi të gjerë për temat e rëndësisë nacionale dhe jo të diskutohet për zgjedhje, për të cilat mendon që duhet të mbahen në afatin ligjor.
“Ne ende s’kemi pranuar ftesën zyrtare. Andaj s’mund te përgjigjem me saktësi, se si do te veprojmë. Ajo që mund të them tash është se qëllimi i tryezave, ka qenë që të arrihet konsensus i gjerë për temat e rëndësisë nacionale dhe jo ë diskutohet për zgjedhje, te cilat ne mendojmë se duhet të mbahen në afatin e rregullt ligjor”, kishte thënë Krasniqi. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën