Banka Botërore dhe Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë realizuar një program informues për rëndësinë e sigurimit bujqësor për fermerët llapjanë, kultivues të pemëve të imta.
Prezantimi i këtij programi kishte për qëllim rritjen e informimit për rëndësinë e sigurimit të produkteve bujqësore dhe u bë prezantimi i dobive të regjistrimit si dhe u prezantuan statistika për humbjet që janë shkaktur viteve të fundit në produktet bujqësore nga reshjet atmosferike.
Gjatë prezantimit u fol edhe për vlerën e sigurimit bujqësor, duke garantuar fermerët që të bëjnë investime në bimë më të ndjeshme, që janë më fitimprurëse dhe u ofron siguri atyre që të investojnë në rritje të prodhimit.
Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, foli për sfidat dhe humbjet me të cilat janë përballur fermerët llapjanë viteve të fundit dhe pamundësinë buxhetore të komunës për kompensimin e dëmeve të shkaktuara.
Në këtë fazë Banka Botërore në bashkëpunim me MBPZHR-në kanë zhvilluar gjashtë produkte të sigurimit, bazuar në indeks të motit për produktet bujqësore si molla, mjedra, dredhëza, speci, rrushi i verës dhe kumbulla.
Për fillim sigurimi i produkteve bujqësore do të bëhet nga Banka Botërore dhe MBPZHR në bashkëfinancim me fermerët, ndërsa Komuna e Podujevës do të angazhohet që në këtë program të përfshihen fermerët e mjedrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City