LAJMI I FUNDIT:

Çantat që iu dhanë dhuratë dasmorëve në martesën e Princit Harry dhe Meghan Markle dalin në shitje në “eBay”

Çantat që iu dhanë dhuratë dasmorëve në martesën e Princit Harry dhe Meghan Markle dalin në shitje në “eBay”

Ndërkohë që shumë të pranishëm në dasmën mbretërore të së shtunës panë nga afër kurorëzimin e Princit Harry me Meghan Markle, të tjerët shfrytëzuan rastin që edhe të përfitojnë nga ky rast.

I tillë ka qenë rasti i disa dasmorëve të cilët kanë nxjerrë në shitje çantat që i morën dhuratë nga çifti gjatë dasmës.


Që prej mëngjesit të së martës, 34 ankande u renditën në faqen e famshme të inernetit “eBay”, me çmime që varionin nga 112 funte (rreth 150 dollarë) deri në 10,100 funte (rreth 13,552 dollarë).

Dalja e parë zyrtare në publik e çiftit të sapo martuar Princ Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Lista më e lartë e çmimeve, e cila është shpalosur si një “pjesë e historisë”, deri më tani ka grumbulluar 53 oferta nga fanatikët e familjes mbretërore.

Çanta dhurimi iu dhanë 2,640 anëtarëve të publikut të cilët u ftuan në bazën e Kështjellës Wisdor për martesën e Princit Harry me Meghan Markle të shtunën më 19 maj.

Gjërat që Meghan Markle i ka të ndaluara t'i bëjë tani si dukeshë
Lexo po ashtu Gjërat që Meghan Markle i ka të ndaluara t'i bëjë tani si dukeshë

Ndër të ftuarit ishin 200 njerëz nga organizatat bamirëse të shoqëruara me Dukën dhe Dukeshën e re të Sussexit, 100 nxënës lokalë dhe 610 banorë të Windsorit.

Çantat nuk iu dhanë 600 familjeve të afërta dhe miqve të çiftit mbretëror të ftuar në kishë.

Por çfarë ka brenda këtyre çantave të dhuruara nga çifti?

* Një çantë mbartëse me inicialet “HM” plus datën dhe vendin e dasmës
* Një broshurë e rendit të shërbimit
* Një magnet përkujtues i frigoriferit
* Një monedhë me çokollatë ari
* Një minikuletë e vogël
* Një kartolinë
* Një shishe uji pranveror

Një “screenshot” e çantës dhuratë nga dasma mbretërore, e cila është nxjerrë në shitje në “eBay”

Princi Harry, Duka i Sussexit dhe Meghan Markle, tashmë dukesha e Sussexit udhëtonin në karrocën e Ascot Landau gjatë martesës pasi u kurorëzuan në Chapel të Shën Gjergjit, në Kështjellën Windsor më 19 maj 2018, në Windsor të Anglisë.

Dasma mbretërore ka tërhequr vëmendjen globale, dhe kjo për faktin e shpenzimeve marramendëse të saj.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Është vlerësuar në total se për festimet e së shtunës u shpenzuan rreth 42.8 milionë dollarë.

Trembëdhjetë fustanet më mbresëlënëse të dasmave mbretërore, nga shekulli i kaluar e deri më sot
Lexo po ashtu Trembëdhjetë fustanet më mbresëlënëse të dasmave mbretërore, nga shekulli i kaluar e deri më sot

94 për qind e kësaj shume tronditëse u tha se u shpenzuan vetëm për sigurinë.

Vetëm çmimi i dasmës mendohet të jetë më afër 2.7 milionë funte, 73 herë më shumë se kostoja e martesës mesatare në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori