Themelimi i misioneve diplomatike të Kosovës në shtetet e huaja është detyrë dhe përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Së fundmi është presidenti Hashim Thaçi, ai i cili ka paralajmëruar hapjen e ambasadës së Kosovës në tri shtete si Katari, Portugalia dhe Polonia.
Mirëpo pavarësisht kësaj, Kosova ende nuk ka të vendosura marrëdhënie diplomatike me Poloninë, gjë e cila është akti kryesor për hapjen e ambasadës në këtë vend.
Lidhur me këtë, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka thënë për Telegrafin se si komision nuk janë njoftuar ende zyrtarisht për hapjen e këtyre tri misioneve diplomatike.
“Dekretet për themelimet e tri misioneve diplomatike i kam parë në medie por nuk jemi njoftuar zyrtarisht si Komision nga asnjë institucion”, tha Osmani.
Ajo shtoi se sa i përket Polonisë, ky është shteti i vetëm njohës në Bashkimin Evropian me të cilin deri tani nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
“Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike bëhet në disa mënyra, përfshi nënshkrimin e Joint Communique, deklarimet për medie të dy palëve, akreditimi i ambasadorit rezident ose jorezident, përmes themelimit të një misionin të ri diplomatik etj. Në këtë rast, themelimi i misionit tonë diplomatik në Poloni do të nënkuptonte automatikisht edhe hyrje në marrëdhënie diplomatike me atë shtet”, ka thënë Osmani për Telegrafin.
Osmani ka theksuar se mënyra se si është ndërmarr ky hap është shqetësuese, pasi që sipas saj duke bërë publike këto dekrete, presidenti ashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë shkelur rregullat bazë të komunikimit diplomatik, atë të diskrecionit.
“Kjo nënkupton që vetëm pas marrjes së pëlqimit nga shteti pritës atëherë kjo informatë bëhet publike. Pra, MPJ duhet të sqarojë nëse kanë marrë pëlqimin nga Polonia për lidhje të marrëdhënieve diplomatike nëpërmjet themelimit të misionit”, theksoi Osmani.
Telegrafi ka kontaktuar dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për të pyetur se a ka Kosova marrëdhënie diplomatike me Poloninë, mirëpo në përgjigjen e tij Pacolli ka thënë se “kemi marrëdhënie të mira që mundësojnë krijimin e kushteve për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”.
Ai tutje ka shtuar se janë në proces të fuqizimit të prezencës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Jemi në rrugën e duhur dhe shumë shpejt do të inaugurojmë ambasadën e Republikës së Kosovës në Poloni. Gjithashtu jemi në proces e sipër të hapjes së ambasadave edhe në vendete e tjera për të vazhduar fuqizimin e prezencës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me Poloninë kemi punuar shumë në ndërtimin e marrëdhënieve dhe tani është koha për vepruar”, ka thënë Pacolli.
Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Zyra e Presidentit, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të gatshëm të përgjigjen.
Ndryshe presidenti Hashim Thaçi, javën që shkoi përmes një postimi në Twitter ka theksuar se ka firmosur dekretet për hapjen e ambasadave në Katar, Poloni e Portugali.
“Unë kam firmosur dekretet përkatëse bazuar në kërkesat edhe vlerësimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli të inicojë hapjen e ambasadave tona të reja në Katar, Poloni dhe Portugali. Rrjeti ynë diplomatik po zgjerohet për të siguruar një gjurmë më të madhe ndërkombëtare të Republikës sonë”, ka shkruar presidenti Thaçi. /Telegrafi/
I have signed relevant decrees based on the requests & assesment of @MFaKosovo and DPM/FM @pacollibehgjet to initiate opening of our new Embassies in #Qatar, #Poland and #Portugal. Our diplomatic network is expanding to ensure a greater international footprint of our republic.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) May 18, 2018
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite