LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgimin për personin që iu gjet droga në autobus

Një muaj paraburgimin për personin që iu gjet droga në autobus

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.N, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”.

Të pandehurit Q.N i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.


I pandehuri Q.N dyshohet se më 18.05.2018, në rrugën magjistrale Prishtinë-Merdare, në afërsi të kufirit Kosovë–Serbi, pa autorizim ka transportuar substanca narkotike.

Gjatë një kontrolli nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës-Sektori Qendror për hetimin e narkotikëve, e kanë ndalur autobusin dhe gjatë kontrollimit të autobusit është gjetur një valixhe e të pandehurit, Q.N, në të cilën kishte 16 paketime të substancës narkotike, të llojit marihuanë, ku secili paketim kishte peshë rreth 520 gram, të cilat substanca janë konfiskuar nga Njësia e Forenzikës,  të  Stacionit Policor Podujevë.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.N është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/