LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi ia dorëzon pasaportën diplomatike kampiones Majlinda Kelmendi 

Presidenti Thaçi ia dorëzon pasaportën diplomatike kampiones Majlinda Kelmendi 

Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi është pajisur me  pasaportë diplomatike.

Pasaportën diplomatike Kelmendit ia dorëzoj presidenti Hashim Thaçi.


Përmes një postimi në Facebook, presidenti Thaçi ka shkruar se Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë.

“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, ka shkruar Thaçi.

Edhe trajneri Driton Kuka, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ku ka njoftuar se Majlinda Kelmendi ka pranuar sot pasaportën diplomatike.

“Presidenti Thaçi Solemnisht i dha Kampiones Olimpike Pasaportën Diplomatike!”. Ambasadorja më e mirë e vendit dhe popullit tim. Presidentit, Kryeministrit Haradinaj dhe stafit në MPJ u jemi mirënjohës për shtyrjen para të kësaj çështje!. Besoj që e ka merituar!”, ka shkruar Kuka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori