LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Në kohë të shkurtë do të finalizohet rikonstruimi i qeverisë

Sheqerinska: Në kohë të shkurtë do të finalizohet rikonstruimi i qeverisë

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, pret që në kohë të shkurtë të finalizohet rikonstuimi i qeverisë.

Ajo sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vllehve tha se në këtë moment prioritet janë bisedimet me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimet tona kyçe janë të ditura, megjithatë në këtë moment prioritet kemi çështjen rreth emrit me Greqinë. Presim që në kohë të shkurtë të finalizohet rikonstruimi i qeverisë”, tha Sheqerinska.


Ndërsa në lidhje me propozimin “Republika Ilindenska Makedonija”, Sheqerinska tha se është bazë e mirë për të arritur marrëveshje dhe shtoi se Maqedonia tanimë meriton të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së./Telegrafi/