LAJMI I FUNDIT:

KDI: Të ndërmerren masa ndaj deputetëve që sillen keq

KDI: Të ndërmerren masa ndaj deputetëve që sillen keq

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me veprimet e fundit jo-parlamentare të shfaqura në Kuvendin e Kosovë, gjegjësisht konfrontimet verbale e madje edhe fizike mes deputetëve Xhavit Haliti dhe Arben Gashi.

“Është e papranueshme që deputetët e Kuvendit të fyejnë njëri tjetrin dhe të përleshen fizikisht. Për më tepër, dhuna dhe konfrontimet fizike cenojnë rëndë vlerat të cilat do të duhej t’i përfaqësonte organi më i lartë në vend. Kuvendi i Kosovës si institucioni më i lartë i shtetit, duhet të shërbejë si vend ku promovohen vlerat e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, e jo të shndërrohet në arenë ku përplasjet dhe fyerjet janë normale”, thuhet në një reagim të KDI-së.


KDI e konsideron të papranueshme tentimin për ndalimin e fjalës së lirë në Kuvend, e sidomos tendencat për të provokuar sulme e përballje fizike mes deputetëve.

“ Kuvendi i Kosovës në tri vitet e fundit në masë të madhe ka dështuar të përmbushë funksionet e veta, pikërisht për shkak të përplasjeve politike. Këtij Kuvendi edhe ashtu joefikas, më së paku i duhen skena të tilla, të cilat padyshim paraqesin shkelje drastike të qëllimit të votës të cilën këta deputetë e kanë pranuar nga qytetarët”, thuhet në reagim.

Kuvendi i Kosovës nuk duhet të kthehet në arenë të qërimit të hesapeve personale duke përdorur akuza të ndërsjella dhe diskurs denigrues, që bie ndesh me obligimet kushtetuese të të zgjedhurve.

Andaj, KDI kërkon të ndërmerren masa të menjëhershme ndaj deputetëve të cilët në mënyrë të papërgjegjshme denigrojnë punën e Kuvendit dhe besimin e votuesve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori