Misteri i qytetit rus që po e përpinë toka, pamjet me dron tregojnë qytetin fantazmë (Video)
Në fund të shekullit 19-të është ndërtuar një qytet në afërsi të “minierës” më të madhe në botë të kripës. Por, edhe pas 140 viteve kjo “minierë” vazhdon të funksionojë, kurse qytetarët kanë një hall të madh – qyteti i tyre ka filluar të zhytet në disa gropa që në mënyrë misterioze po hapen vetvetiu.
Bereznik është qyteti me 150 mijë banorë i ndërtuar në Urale më saktësisht afër minierës që ka dhjetëra tunele. Kjo zonë është e pasur me kripë, kurse rusët kanë bërë maksimumin që ta eksploatojnë. Dhe derisa nën tokë kanë punuar pa ndërprerë minatorët, mbi të kanë jetuar mijëra qytetarë, transmeton Telegrafi.
Por, gjithçka funksiononte mirë deri në vitin 2007, kur në mes të qytetit filluan të shfaqen në mënyrë misterioze disa gropa të gjera 400 metra dhe të thella 700 metra. Banorët mbetën të shokuar me këtë fenomen, por ky ishte vetëm fillimi i problemeve të tyre.
Toka nën këmbët e tyre merrte frymë, dhe çdo ditë hapeshin gropa të reja gjigante. Ato përpinin vetura e shtëpi, kurse disa kishin madhësinë e disa fushave të futbollit. Kështu me kalimin e kohës i gjithë qyteti filloi të zhytet, pasi që toka thjesht e gëlltiti.
Autoritetet lokale gjatë gjithë kohës janë munduar t’i qetësojnë banorët në mesin e të cilëve ishte krijuar një situatë e tensionuar, duke u thënë se gjithçka është në rregull, edhe pse ishin të vetëdijshëm se asgjë nuk ishte në rregull dhe se rrezikohej i gjithë qyteti të zhdukej.
Kanë kaluar 12 vite nga ky “kolaps”, kurse situata në Bereznik nuk ka ndryshuar aspak. Ndërtesat janë të shkatërruara pjesërisht, disa pjesë të qytetit ngjajnë me qytetet fantazmë të braktisura sikur Çernobili, si dhe gropa të mëdha të mbushura me ujë.
Se si duket sot ky qytet pamjet e publikuara më poshtë tregojnë filmime me nga ajri me dron të këtij qyteti të shumëpërfolur, për të cilin askush nuk po ka shpjegim se si dhe pse po hapen këto gropa gjigante. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Njëzet specie të reja ‘si aliene’ zbulohen në dy mijë milje thellësi në Paqësor
Mali ‘me majë thike’ i Kinës në të cilin ecin turistët e guximshëm – edhe kur nuk ka një gardh sigurie
A e dini se çfarë është kromofobia? I riu zbuloi se si është të jetosh me një frikë të pazakontë dhe i mahniti të gjithë
Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit
Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci
Njëzet specie të reja 'si aliene' zbulohen në dy mijë milje thellësi në Paqësor
Mali 'me majë thike' i Kinës në të cilin ecin turistët e guximshëm – edhe kur nuk ka një gardh sigurie
A e dini se çfarë është kromofobia? I riu zbuloi se si është të jetosh me një frikë të pazakontë dhe i mahniti të gjithë
Videoja e mikeshave që morën vesh se ishin shtatzënë në të njëjtën kohë u shikua nga tetë milionë herë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit