Me qëllim të mbështetjes së projekteve që kontribuojnë në promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë, ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka lansuar “Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi” për organizatat joqeveritare të cilat kanë mundësinë të marrin subvencionim deri 200 mijë euro.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se fondi ka për qëllim përkrahjen e inovatorëve që kanë për synim dixhitalizimin e ekonomisë.
“Ky program ka për synim që t’i përkrah inovatorët dhe ta kombinojnë njohurinë, kapacitetet dhe burimet njerëzore për të ndërtuar konceptin inovativ, i cili do të na dërgoj drejt konceptit të dixhitalizimit të ekonomisë. Sot në botë flitet për ekonominë dixhitale, interkonektivitetin dhe shumë tema të tjera të cilat po i tejkalojmë të gjitha barriera dhe pritjet që i kemi pasur më herët”, tha Beqaj, shkruan Telegrafi.
Drejtoresha e shoqatës për teknologji, inovacion dhe komunikim (STIKK), Vjollca Çavolli, tha se ky fond është i nevojshëm me qëllim që Kosova të ketë një ekonomi dixhitale.
“Nëse dëshirojmë që në Kosovë të kemi një ekonomi dixhitale, atëherë ky fond është më se i nevojshëm. Teknologjia e komunikimit dhe inovacionit nuk zhvillohet në vetvete, por zhvillohet duke i përkrahur sektorët tjerë”, tha Çavolli.
Hajriz Koca nga ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, tha se në fazën e parë të thirrjeve janë paraparë rreth dy milionë euro nga fondi i tërësishëm i ministrisë prej 7 milionë euro.
“Kjo është thirrja e parë për grante dhe qëllimi i fondit është të përkrah organizatat joqeveritare dhe individët që merren me inovacion dhe në shfrytëzim të zhvillimit ekonomik të vendit. Ne këtë fazë, fondi është rreth dy milionë euro dhe në fazat e tjera fondi i ministrisë është rreth 7 milionë euro për subvencionim të këtyre projekteve”, tha Koca.
Teknologjia informative, edukimi, energjia, bujqësia, shëndetësia, infrastruktura dhe prodhimi, janë sektorët që do t’i përkrah fondi.
Thirrja për mbështetje financiare është e ndarë në tri nivele. Në nivelin e parë është shuma për financim prej 15 mijë euro, për nivelin e dytë janë ndarë 50 mijë euro dhe në nivelin e tretë do të përfitojnë financim prej 200 mijë euro.
Gara do të qëndrojë e hapur 30 ditë që nga dita e sotme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City