LAJMI I FUNDIT:

Buffon për të ardhmen: Presidenti më ofroi propozimin më emocionues në karrierë, Juventusi do të jetë prioritet

Buffon për të ardhmen: Presidenti më ofroi propozimin më emocionues në karrierë, Juventusi do të jetë prioritet
Gianluigi Buffon (Getty Images)

Gianlugi Buffon ka folur për të ardhmen e tij pas zyrtarizimit të largimit të tij nga Juventusi pas 17 viteve të kaluara me klubin bardhezi.

Portieri italian zyrtarizoi largimin nga Zonja e Vjetër pas përfundimit të sezonit dhe pyetjet e gazetarëve ishin të shumta në lidhje me të ardhmen e tij.


“Propozimi më emocionues për karrierën time jashtë fushës ka ardhur nga presidenti. Javën e ardhshme, pas disa ditësh për të reflektuar, unë do të mendoj dhe do të ndjek instinktet e mia më të mira”, ka thënë fillimisht Buffon.

Zyrtare: Buffon largohet nga Juventusi pas 17 vitesh
Lexo po ashtu Zyrtare: Buffon largohet nga Juventusi pas 17 vitesh

“Unë jam i bindur se Juventusi duhet të planifikojë për të ardhmen dhe, si dikush që ka kaluar shumë vite si lojtar dhe disa si kapiten i klubit, unë jam i pari që e kuptoj këtë”.

Buffon së bashku me presidentin Agnelli në konferencën për shtyp (Foto: Juventus/Twitter)

“Nëse e ardhmja ime shtrihet jashtë fushës, do të jetë e nevojshme të nënshtrohet një kurs trajnimi për të kuptuar rrugën e duhur dhe se çfarë roli unë mund të zë”.

“Nëse vendosi të vazhdoj karrierën time në fushë, do të shikoj nëse kam akoma rolin dhe forcën e nevojshme. Është diçka që do të më duhej të mendoj kohë të gjatë. Nuk dua të përfundoj duke luajtur në liga më të ulëta”.

“Jam krenar që kam marrë shumë propozime për të ardhmen, por është në karakterin tim për të nisur veten në sfidën e ardhshme me përkushtimin maksimal”.

Liverpooli ofertë për Buffonin?
Lexo po ashtu Liverpooli ofertë për Buffonin?

“Juventusi është një familje për mua dhe unë jam i nderuar që kam qenë pjesë e tij. Klubi po planifikon për një të ardhme fitimtare”.

“Nëse një ditë unë jam konsideruar si dikush që mund të ndihmojë kauzën, Juventusi do të jetë prioritet për mua”, përfundoi legjenda italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori