LAJMI I FUNDIT:

Zaev në takim me Macron: Ballkani Perëndimor duhet t’i forcojë lidhjet me BE-në (Video)

Zaev në takim me Macron: Ballkani Perëndimor duhet t’i forcojë lidhjet me BE-në (Video)

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot realizoi takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të cilët nesër do të marrin pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndomor, që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Siç njoftojnë nga qeveria, Zaev dhe Macron kanë pasur një takim miqësor ku kanë diskutuar për temat aktuale politike me interes të Bashkimit Evorpian, rajonin, Maqedoninë si dhe marrëdhëniet dypalëshe me Francëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryeministri Zaev në takim ka thënë se Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor po ndryshojnë dhe demonstrojnë sjellje evropiane. Ai informoi presidentin e Francës se Maqedonia vazhdon me reformat serioze në gjyqësi, administratë publike dhe në sferën e mediave”, thonë nga qeveria.


Ndërsa sipas tyre, Macron në takim ka thënë se Franca me kujdes i ndjek proceset politike në rajon dhe Maqedoni dhe ka theksuar se Maqedonia dhe Greqia kanë marrë rol historik me vendosmërinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Kryeministri Zaev dhe presidenti Macron janë dakorduar se është e domosdoshme që Ballkani Perëndimor t’i forcojë lidhjet me BE-në që ta mbajë perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet në njoftimin e qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori