LAJMI I FUNDIT:

Orari ia mundëson Prishtinës ta zgjedh cilindo stadium, por rrugët dërgojnë në Pejë

Orari ia mundëson Prishtinës ta zgjedh cilindo stadium, por rrugët dërgojnë në Pejë

Superliga do të mbyllet të dielën, ku në orar është vetëm një ndeshje, ajo që vendos titullin e kampionit, mes Prishtinës dhe Dritës. 

Drita është lider me 66 pikë, ndërsa Prishtina ka tri më pak.

Gjilanasve iu konvenojnë tri rezultatet, pasi përvec fitores dhe barazimit, edhe humbja me një gol diferencë do t’i bënte kampion.


Pamje nga ndeshja e parë, Prishtina – Drita 0-1 (Foto: FC Prishtina)

Por përballë kanë klubin më të madh në vend, Prishtinën, që edhe përkundër mungesës së stadiumit, arritën të jenë në hapë për titull.

Tashmë ka mbetur që të zyrtarizohet vetëm stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja, ndrysa Prishtina përveç stadiumit të qyteti mund të zgjedh vendin ku do të luajë.

Pamje nga ndeshja e dytë, Drita – Prishtina 0-1 (Foto: FC Prishtina)

Kjo pasi tri ndeshje zhvillohen të premten, dy të shtunën, ndërsa vetëm një të dielën.

Nuk ka ende asgjë zyrtare, por me gjasë të madhe ndeshja do të zhvillohet në Pejë.

Në rast se ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës do zhvillohet në Pejë, ajo nuk do të jetë e vetmja për këtë fundjavë që zhvillohet në këtë qytet.

Stadiumi ‘Shahin Haxhiislami’, ku Prishtina i zhvillon ndeshjet (Foto: FC Prishtina)

Të premten Besa e pret Llapin në “Shahin Haxhiislami” në duelin “lamtumirës” me Superligën e Kosovës, kjo pasi pejanët nga edicioni i ardhshëm do bëjnë gara në Ligën e Parë.

Prishtina mund të luajë edhe në Drenas dhe në stadiumin e Flamurtarit, pasi të dy do të jenë të lirë të dielën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori