Qeveria e Kosovës e ka shpallur vitin 2018, si vit të kompleksit metalurgjik “Trepça”. Por ende nuk ka arritur të kompletojë Bordin Mbikëqyrës, i cili nevojitet për funksionalizimin dhe ringjalljen e këtij kompleksi.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar një angazhim të shtuar dhe përkushtim më të madh, në mënyrë që “Trepça” të ringjallet dhe të riaktivizohen resurset e saj, duke e kthyer atë në misionin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Për këtë qëllim edhe është miratuar Ligji për Trepçën, por zbatimi i tij ka mbetur peng për shkak të mungesës së kompletimit dhe funksionimit të Bordit për këtë kombinat.
Në muajin e kaluar, ekzekutivi ka emëruar gjashtë nga nëntë anëtarë të Bordit, kurse ende nuk janë zgjedhur tre anëtarët e nga komuniteti serb, ashtu siç parashihet me ligj.
Anëtarët e Bordit, thonë se pjesëtarët e komunitetit serb në pjesën veriore janë të gatshëm që t’i pranojnë këto pozita, por që Beogradi po e pengon emërimin e tyre.
Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së “Trepçës”, njëherësh anëtar i Bordit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Beogradi është ai që po e mban të bllokuar funksionalizimin e Bordit, duke u bërë trysni serbëve që të mos bëhen pjesë e tij.
“Besoj se pjesa e qytetarëve në pjesën veriore janë të interesuar të jenë pjesë e Bordit, pasi ata jetojnë në Kosovë. Por, këtu po ndikon politika, konkretisht Beogradi zyrtar”.
“Kam pasur takime me kryetarin e sindikatës së punëtorëve në pjesën veriore. Ata janë të interesuar, por është vështirë për shkak të ndërhyrjes së politikës”, tha Sadiku.
I njohur si gjiganti metalurgjik, “Trepça” është i ndarë në dy pjesë, në veriun e dominuar nga serbët dhe në jug me minatorë shqiptarë, që punojnë nën menaxhmentin e autoriteteve të Kosovës. I ndodhur në një gjendje të tillë, është pas 19 vjetësh që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Ky kombinat nuk arriti të rimëkëmbet.
Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës”, sipas ligjit, i cili është miratuar në vitin 2016, ishte dashur të themelohej brenda gjashtë muajve nga miratimi tij në Kuvendin e Kosovës.
Në bazë të këtij ligji, pronësia e kompleksit bartet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) te Qeveria e Kosovës, si aksionare kryesore me 80 për qind, kurse 20 për qind do jenë aksione të punonjësve të “Trepçës”.
Ligji i hartuar nga Qeveria e Kosovës për kombinatin “Trepça”, i miratuar më pas nga Kuvendi, pati nxitur reagimin e Beogradi zyrtar, pasi që këtë kombinat Serbia vazhdon ta konsideroj si pjesë të ekonomisë së saj, ngjashëm siç e sheh edhe Kosovën si pjesë integrale të Serbisë në kuadër të preambulës së Kushtetutës.
Sadiku ka thënë se moskompletimi i Bordit paraqet problem në marrjen e vendimeve për minierat që gjenden në pjesën veriore të Kosovës, në të cilat autoritetet zyrtare ende nuk kanë qasje. “Gjashtë anëtarët aktualë të Bordit mund të marrin vendime, pasi është shumica, por problem është pjesa veriore, pasi në miniera në atë pjesë nuk kemi qasje. Ky është problemi më i madh”, shprehet Sadiku. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj