LAJMI I FUNDIT:

Hidhet poshtë ankesa e Abdylfetah Alimit mbi masën e paraburgimit

Hidhet poshtë ankesa e Abdylfetah Alimit mbi masën e paraburgimit

Gjykata e Apelit hedh poshtë ankesën e Abdylfeta Alimit për vazhdimin e paraburgimit si i akuzuar për terrorizëm më 27 prill të vitit kaluar. Alimi i cili më 27 prill shpëtoi deputetin Ziadin Sela mbetet në paraburgim. Gjykata e shkallës së dytë nuk jep shpjegime, por siç mësohet, konfirmimi i vendimit për vazhdimin e paraburgimit ndaj Alimit është marrë mbi bazën e veprës serioze që i ngarkohet si i akuzuar. Mbrojtja e Alimit, veprimin e Apelit e quan standard të dyfishtë pasi që sipas tyre edhe të akuzuarit e tjerë të cilët tani ndodhen në arrest shtëpiak si ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, deputetët e OBRM-PDUKM-së, Kërste Mukoski dhe Sasho Vasilevski akuzohen për vepra serioze por të njëjtëve u është pranuar ankesa.

Ndërkohë në procedurë e sipër është garancia që ka ofruar familja Alimi dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Këshilli Penal pritet të vendos mbi garancinë që ka ofruar. Mbrojtja konfirmon se nga Këshilli Penal pret përgjigje nëse garancia e ofruar do të pranohet ose jo. Meqenëse garancia e familjes Alimi prej rreth 100 mijë euro mund të hidhet poshtë nga Këshilli Penal, shumën e ka shtuar Ziadin Sela i cili në dispozicion ka vënë shtëpinë e tij.


Abdylfeta Alimi dyshohet për veprën terrorizëm. Alimi ishte i punësuar si sigurim i Kuvendit. Më 27 nëntor, gjykatësi i procedurës paraprake kërkoi arrestimin e Alimit, por ai aso kohe gjendej jashtë vendit. Për të mos dyshuar organet e rendit, Alimi u kthye në vend dhe u dorëzua vullnetarisht. Ai dyshohet për mos veprim kur janë hapur portat e Kuvendit nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski, edhe pse Ligji mbi Parlamentin është shumë i qartë dhe potencon se personat e rendit në Kuvend nuk kanë të drejtë të ndërmarrin masa arresti apo pengese ndaj deputetëve në Kuvend. /Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori