LAJMI I FUNDIT:

Protesta kundër ambasadës amerikane në Jerusalem, raportohet për 28 të vrarë – dita më e përgjakshme që nga viti 2014 (Foto/Video,+18)

Protesta kundër ambasadës amerikane në Jerusalem, raportohet për 28 të vrarë – dita më e përgjakshme që nga viti 2014 (Foto/Video,+18)

Forcat izraelite kanë vrarë 28 palestinezë dhe plagosën të paktën 500 persona në Gaza, thanë zyrtarët e shëndetësisë, ndërsa trupat qëlluan plumba ndaj banorëve që u mblodhën kundër hapjes së ambasadës së SHBA në Jerusalem.

Siç shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi, dhjetëra mijëra njerëz dolën në vende në të gjithë enklavën bregdetare në atë që ishte dita më e përgjakshme në Gaza që nga lufta e vitit 2014.


Siç thuhet më tej, banorët injoruan paralajmërimet nga ushtria izraelite se palestinezët do të rrezikonin jetën e tyre duke marrë pjesë.

Gjithashtu bëhet e ditur se afër dyzet persona u plagosën rëndë dhe të vdekurit përfshinin një djalë 14-vjeçar, thanë zyrtarët e shëndetësisë palestineze.

Qielli përgjatë kufirit ishte i mbushur me tym të zi ndërsa protestuesit ndiznin goma.

U dëgjuan të shtëna të pandërprera të snajperëve dhe turma e protestuesve u panë duke ikur në drejtim të gardhit.

Përleshjet dhe protestat, me pasojë vdekjen e disa personave kanë ardhur përpara hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, të paralajmëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Dhe siç shkruan tutje The Guardian, ndërsa ambulancat dërgonin të plagosurit në spitale, përgatitjet ishin duke u zhvilluar në Jerusalem për ceremoninë.

“Një ditë e madhe për Izraelin”, shkruajti Trump herët të hënën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori