Procedimi në Qeveri i Projektligjit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, nuk dihet se kur do të ndodhë. Por, Qeveria thotë se kurdo që të ndodhë duhet të bëhet në bashkëveprim me partnerët strategjik të Kosovës.
Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donjeta Gashi, ka thënë për Telegrafin se, pakoja e ligjeve është pranuar nga ana e Qeverisë.
“Pakoja e ligjeve e dërguar nga ministria përkatëse është pranuar nga ana e Qeverisë, por ende nuk është proceduar në mbledhjen e Qeverisë. Interesi i Qeverisë është që kjo të ndodhë sa më parë, por gjithmonë në bashkëveprim me partnerët tanë strategjikë”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, politologu Ramush Tahiri, tha se për shkak të pengesave kushtetuese, përpjekjet për procedim të këtij projektligji kanë dështuar disa herë.
Ai ka uruar që ky ligj të kalojë në mënyrë që edhe Kosova, sikurse shtetet e tjera, të ketë ushtrinë e saj.
“Kemi pasur disa herë përpjekje të tilla, mirëpo për shkak të pengesave kushtetuese nuk kanë mundur të realizohen, si dhe për shkak të bashkëpunimit ndërkombëtar. Tash vetëm duhet të urojmë që ky ligj të kalojë dhe që Kosova, sikurse çdo shtet tjetër, ta ketë ushtrinë e vet”, tha Tahiri për Telegrafin.
Ai tha duhet ndryshuar Kushtetuta, pasi që pengesat për këtë projektligj janë kushtetuese.
“Qeveria duhet t’i realizojë projektligjet, të cilat i dërgon në Kuvend. Pengesat janë kushtetuese dhe tani duhet ndërruar Kushtetutën për ta bërë ushtrinë. Kosova ka nevojë për ushtri, këtë e pohojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë dhe fundja duhet të finalizohet vetë misioni i FSK-së”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se Lista Serbe ka qenë dhe mbetet pengesë për këtë projektligj.
Në anën tjetër njohësi i kësaj fushe, avokati Musa Damati, duke folur për pengesën e Listës Serbe për projektligjin e FSK-së, ka potencuar se ka ardhur koha që të ndryshohen kapitujt e Kushtetutës, në të cilat imponohen 2/3 e votave të komuniteteve.
Sipas tij, interesat e përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe të shoqërisë nuk mund të mbesin peng i jo-konsensuseve dhe kushtëzimeve të vazhdueshme të grupeve të vogla të caktuara parlamentare.
“Konsideroj se ka ardhur koha që Kushtetuta e Republikës së Kosovës të amandamentohet dhe të ndryshohen kapitujt në të cilat imponohen 2/3 e votave të komuniteteve. Kjo për arsye se interesat e përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe të shoqërisë nuk mund të mbesin peng i jo-konsensuseve dhe kushtëzimeve të vazhdueshme të grupeve të vogla të caktuara parlamentare, por duhet të vazhdohet tutje me avancimin në krijimin e institucioneve stabile të forta dhe të qëndrueshme të shtetit”, sqaroi Damati për Telegrafin.
Sipas tij, “Kushtetuta multietnike duhet të shndërrohet në Kushtetutë funksionale, e cila e promovon vullnetin e shumicës pa dallime racore, etnike, fetare apo gjinore.
Ndryshe, Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për transformimin e
FSK-së në ushtri, e pati dërguar për procedim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, më 8 maj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tregtia me Izraelin dhe Iranin, Shqipëria preket nga bllokada
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë