Salah: Më thanë se nuk jam mjaft i mirë për Ligën Premier, por u ktheva për t’ia vërtetuar se gabuan me mua
Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka zbuluar se ai u kthye në Ligën Premier për t’ia vërtetuar Chelseat se kishte gabuar kur e la të largohej.
Ylli egjiptian ka qenë një zbulim i madh për Liverpoolin këtë sezon, duke shënuar 43 gola në 48 paraqitje në gjitha garat këtë sezon.
Salah u bashkua me Reds nga Roma në verë për një shifër mbi 45 milionë euro, por kjo shifër po del të jetë e ulët për nivelin e treguar nga egjiptiani.
Sulmuesi anësor ka pranuar se ai donte të rivendoste reputacionin e tij në Angli me transferimin te Reds, pasi u duk tepër në kërkesat e Jose Mourinhos dhe Chelseat në vitin 2015.
“Të jem i sinqertë, gjithmonë e kisha në mendje kur u largova nga Chelsea”, ka thënë fillimisht Salah për mediat britanike.
“Thashë shumë herë, gjithmonë ishte në mendjen time të kthehesha sepse shumë njerëz thanë se ai nuk mund të arrijë këtu [në Angli] dhe ai nuk është mjaft i mirë për Ligën Premier”.
“Pra, ishte gjithmonë në mendje që të kthehesha”.
“Kam pasur dy sezone të shkëlqyera në Romë dhe gjithkush po më thoshte ‘jo, mos u kthe”, por gjithnjë në mendjen time duhej të kthehesha për t’ia vërtetuar atyre se ishin gabim me largimin tim”, përfundoi egjiptiani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251