LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Unë e zbulova dhe e bleva Salahun, Chelsea e shiti atë   

Mourinho: Unë e zbulova dhe e bleva Salahun, Chelsea e shiti atë    
(Foto: SkySports)

Jose Mourinho ka folur për situatën e yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili në kohën e tij u largua nga Chelsa, ndërsa tani është njëri nga yjet më të përfolur në botë.

Mourinho, i cili tani është trajner i Manchester Unitedin, thotë se ishte vendimi i Chelseat për të lejuar Salahun të largohet dhe jo vendimi i tij, teksa ka sugjeruar se egjiptiani ishte zbulim i tij dhe nuk ishte i gatshëm të linte shenjë në Ligën Premier League në atë pikë.


“Është hera e parë që unë do ta them këtë, por është një tjetër padrejtësi që është folur për mua. Njerëzit thonë se unë isha ai që shiti Salahun dhe është e kundërta. Unë e zbulova Salahun”, ka thënë fillimisht Mourinho për ESPN Brasil.

Njeriu pas magjisë dhe të pathënat për të: Ylli i Liverpoolit, Salah, është mbret i karaokes, ushqimit dhe i dashur nga të gjithë
Lexo po ashtu Njeriu pas magjisë dhe të pathënat për të: Ylli i Liverpoolit, Salah, është mbret i karaokes, ushqimit dhe i dashur nga të gjithë

“Ishte e kundërta. Unë isha ai që bleu Salahun. Unë isha ai që i tha Chelseat të blejë Salahun, por për mua ishte përgjegjësi që Salah erdhi në Chelsea”.

Mourinho ka thënë se Salah ishte zbulimi i tij (Getty Images)

“Ai erdhi si një fëmijë i ri, fizikisht nuk ishte gati. Mendërisht nuk ishte i gatshëm, në mënyrë shoqërore dhe kulturore ai ishte i humbur dhe gjithçka ishte e vështirë për të”.

“Ne vendosëm ta qonim atë në huazim dhe ai e kërkoi atë. Ai donte të luante më shumë minuta, të pjekët, dëshironte të shkonte dhe ne e dërguam atë në huazim te Fiorentina, dhe në Fiorentina ai filloi të pjekët”.

Salah është kthyer në një kandidat për të fituar Topin e Artë (Getty Images)

“Dhe kur ata thonë se unë isha ai që e shiti atë është një gënjeshtër. E kam blerë atë dhe kam pranuar ta dërgoj në huazim”.

Salah: Nuk mu dha rasti te Chelsea, prandaj u ktheva për ta treguar futbollin tim
Lexo po ashtu Salah: Nuk mu dha rasti te Chelsea, prandaj u ktheva për ta treguar futbollin tim

“Mendova se ishte e nevojshme, mendova se Chelsea kishte anësor … Disa prej tyre janë akoma si Willian, [Eden] Hazard dhe të gjithë ata lojtarë tashmë janë në një nivel tjetër”.

“Pra, vendimi për ta dërguar atë në huazim ishte një vendim që morëm kolektivisht, por pas kësaj, vendimi për ta shitur atë dhe për ta përdorur paratë e tij për të blerë një lojtar tjetër nuk ishte imi”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/