LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Barçës e pranojnë se Umtiti mund të largohet

Drejtuesit e Barçës e pranojnë se Umtiti mund të largohet
Samuel Umtiti (Getty Images)

Drejtorët e Barcelonës pranojnë se mbrojtësi francez, Samuel Umtiti, mund të largohet këtë verë.

Umtiti ka një klauzolë blerje prej 60 milionë eurosh në marrëveshjen e tij të tanishme dhe po refuzon të marrë në konsideratë përpjekjet e Barçës për të trefishuar pagën e tij.

Kështu, drejtorët e Barcelonës e dinë se ata tani po përballen seriozisht me humbjen e shërbimeve të Umtitit gjatë verës.


Manchester Unitedi dhe Real Madridi janë të dyja në kontakt me përfaqësuesit e Umtitit.

Umtiti është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në qarkullim (Getty Images)

Këto dy skuadra të mëdha evropiane janë të gatshme gjithashtu të përmbushin klauzolën e blerjes së tij.

Një drejtor i paidentifikuar i Barcelonës pranoi për gazetën L’Equipe se francezi nëse dëshiron të largohet mund të ndodh, por vullneti është të qëndroj.

“Nëse Umtiti dëshiron të largohet, ai do ta bëjë atë dhe ne do të duhet ta pranojmë atë”.

“Samu do të qëndrojë, është vullneti i tij dhe yni, ne do të gjejmë një zgjidhje që do t’i kënaqë të gjithë”, ka thënë drejtuesi anonim i Barçës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori