Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka njoftuar se në vazhdën e zhvillimeve pas ndalimit të qarkullimit rrugor në rrugën nacionale N2, Kaçanik-Hani i Elezit, në koordinim të plotë edhe me Ministrinë e Financave, është marrë vendim që pika doganore të zhvendoset në pikën kufitare të Glloboçicës.
Lekaj duke njoftuar se është konsultuar edhe me ministrin për Transport dhe Lidhje të Maqedonisë, me të cilin kanë rënë dakord që të mbetet e hapur mundësia e një takimi për koordinim sa më të mirë të menaxhimit të kësaj situate të përkohshme, ka thënë se kanë biseduar edhe me dy ambasadorët e shteteve respektive që kjo situatë të menaxhohet sa më mirë që të mundet.
Tutje Lekaj ka thënë se krejt këto veprime po bëhen për të evituar kolonat dhe pritjet e gjata për transportuesit e mallrave dhe qytetarëve.
“Në vazhdën e zhvillimeve pas ndalimit të qarkullimit rrugor në N2, segmenti Kaçanik-Hani i Elezit, në koordinim të plotë me ministritë e linjës, Ministria e Financave e Kosovës ka marrë vendim që të zhvendosen përkohësisht dogana në pikën kufitare ‘Glloboçicë’, kjo për faktin që të mos krijohen kolona dhe pritje të gjata për transportuesit e mallrave dhe qytetarëve. Sot kam biseduar me ministrin për Transport dhe Lidhje të Maqedonisë, Goran Sugareski, me të cilin mbeti e hapur mundësia e një takimi për të qenë sa më të koordinuar në të dyja anët e kufirit, kemi biseduar me ambasadorët, atë të Maqedonisë në Kosovë dhe të Kosovës në Maqedoni, për të qenë në koordinim të plotë dy vendet tona, në mënyrë që kjo situatë e përkohshme të menaxhohet sa ma mirë të jetë e mundur”, ka shkruar Lekaj, përcjell Telegrafi.
Në fund, Lekaj ka shkrua se “Për çdo zhvillim do të jemi bashkë në krye të detyrës më gjitha kapacitetet tona ministrore që të tejkalohet kjo situatë, aspak e dëshirueshme, por mëse e nevojshme për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze