LAJMI I FUNDIT:

Murati: Serbia po vazhdon të sillet në mënyrë anti-evropiane

Murati: Serbia po vazhdon të sillet në mënyrë anti-evropiane

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati thotë se Serbia vazhdon të jetë bastion i politikave fashiste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Murati në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në Ditën e Evropës, Serbia vazhdon të sillen mënyrën më anti-evropiane.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:


“Për Ditën e Evropës, Serbia vazhdon të sillen mënyrën më anti-evropiane, duke mos lejuar karateistët tanë të marrin pjesë në Kampionatin Evropian.

Për Ditën e Fitores ndaj Fashizmit, Serbia vazhdon të jetë bastion i politikave fashiste ndaj Kosovës, dhe shqiptarëve në përgjithësi. Fashizmi i mposhtur më 9 maj të vitit 1945, viteve të fundit në formën e së djathtës ekstreme ka filluar të ri-zgjohet në Evropë e SHBA. N

dërsa në Serbi, bastion ky i fundit ku fashizmi në formën e tij millosheviqiane ishte në pushtet në fund të shekullit 20-të, fashizmi vazhdon të dëshmojë ndikimin e tij në politikat aktuale shtetërore. Fashizmi ishte e keqja më e madhe e njerëzimit.

Fitorja ndaj tij, nuk duhet të demobilizojë forcat demokratike. Evropa e ka brenda, ne e kemi tek dera e shtëpisë, në Serbi. Për të mirën e njerëzimit, fashizmit i duhen këputur rrënjët, në një përpjekje të përbashkët të të gjitha forcave demokratike e përparimtare në Evropë e botë.

Urime Dita e Evropës, urime Dita e Fitores ndaj Fashizmit”, shkruan Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

Lajme
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori