LAJMI I FUNDIT:

Golden State takohet me Rockets në gjysmëfinalen e Perëndimit – Eliminohen Pelicans dhe Jazz

Golden State takohet me Rockets në gjysmëfinalen e Perëndimit – Eliminohen Pelicans dhe Jazz
Stephen Curry - Getty Images)

Mbrëmë janë luajtur dy ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni i NBA-së, Golden State Warriors ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e serisë së “play off” të Konferencës Perëndimore pas triumfit të katërt kundrejt një humbje ndaj New Orleans Pelicans.


“Luftëtarët” kanë triumfuar në saje të avantazhit të lartë që krijuan deri në çerekun e tretë, i cili kapte shifrat prej njëzet pikëve, gjë që rezultoi e pakthyeshme për pelikanët që pësuan humbje me rezultat 114-103.

Protagonistët kryesor të fitores së kampionit ishin treshja fantastike Stephen Curry, Kevin Durant dhe Klay Thompson.

I pari shënoi 28 pikë, ndërsa i dytë shtoi katër pikë më pak gjersa Thompson realizoi 23 sosh.

Anthony Davis arriti të realizoj “double-double” me 34 pikë dhe kërcime ndërsa Jrue Holiday arriti të bën “triple-double” në saje të 27 pikëve, 11 asistimeve dhe dhjetë kërcimeve, por të cilat nuk ishin të mjaftueshme.

Golden State në gjysmëfinale do të takohet me skuadrën e Houston Rockets, e cila triumfoi kundër Utah Jazzit me rezultat 112-103. Njëkohësisht, kjo ishte edhe fitorja e katërt për raketat kundrejt një humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori