LAJMI I FUNDIT:

Eto’o: Mbappe është ‘Messi i ardhshëm’

Eto’o: Mbappe është ‘Messi i ardhshëm’
(Foto: Getty Images)

Samuel Eto’o beson se Kylian Mbappe mund të bëhet Lionel Messi i ardhshëm nëse përkushtohet në mënyrën e duhur.

Sipas ish-sulmuesit të Barcelonës, futbollisti i Paris Saint-Germainit ka talentin për t’u bërë një superyll botëror, por duhet të ndjekë shembullin e argjentinasit për maturi dhe përulësi.


Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)

Lojtari francez është vetëm 19-vjeçar, ndërsa tashmë është ndër më të mirët në qarkullim. Në edicionin e kaluar, ai i shënoi 26 gola për Monacon, derisa këtë sezon realizoi 21 të tjerë për PSG-në.

Kamerunasi, i cili ka luajtur me Messin te Barca, mendon se Mbappe ka potencial për t’u zhvilluar jashtëzakonisht shumë si futbollist.

Të gjitha lajmet për Kylian Mbappe
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kylian Mbappe

“Ai (Mbappe) është Messi i ardhshëm, nëse arrin ta menaxhojë mirë statusin e tij, nëse arrin ta kuptojë se çfarë ndodh rreth emrit të tij”.

“Janë shumë gjëra që duhen marrë parasysh për të ndërtuar një karrierë të shkëlqyer që nuk ka të bëjë vetëm me cilësitë e një futbollisti, edhe kur ai është mbi normalen. Shpresoj që të më jepet mundësia të flas me të për këtë temë një ditë”.

Lionel Messi dhe Samuel Eto’o (Foto: Getty Images)

“Kylian mund të marrë frymëzim nga fuqia mendore prej supernjeriu e Leo Messit, të cilin e kam parë duke u rritur te Barca”.

“(Messi) vazhdon t’i bëjë ndeshjet të lehta duke krijuar raste cdo sekondë. Ai është unik, por ka mbetur i njëjti si fëmija që e kam takuar në vitin 2004, i respektueshëm, modest”.

“Të tjerët do të çmendeshin po të ishin yje globale”, ka deklaruar Eto’o për France Football. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori