LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shkarkon anëtarët bordit ‘Ibër Lepenc’

Qeveria shkarkon anëtarët bordit ‘Ibër Lepenc’

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për shkarkimin e anëtarëve të bordit të drejtorëve në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenc”, pasi Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka ndaluar shpërndarjen e bonuseve për shkak të gjendjes së rëndë të ndërmarrjeve publike.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se kërkesën për shkarkim e ka bërë pasi më 18 dhjetor 2017, ministria ka ndaluar shpërndarjen e bonuseve për shkak të gjendjes së rëndë të ndërmarrjeve publike dhe pas atij vendimi ndërmarrja ‘Ibër Lepenc’ ka shpërndarë bonuse, ku janë shpërndarë dhe rroga 13-të.

Ai ka bërë të ditur se rroga mesatare në këtë ndërmarrje është rreth 900 euro.


“Është problem të lejohen gjëra të tilla. Një gjë e tillë më duket absurde që ndërmarrjet me humbje me marrë bonuse”, tha ai.

Në lidhej me këtë ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili thënë se ky vendim është i pabazuar.

“Dëgjova me vëmendje ministrin. Ju folët për humbjen e ndërmarrjeve dhe honorarët. Vendimmarrja juaj është e pabazuar. A është shkas me i shkarkuar anëtarët e bordit a me e zhvilluar ndërmarrja? Vendimet e tilla në të ardhmen do t’i kundërshtoj fuqishëm, sepse s’po shoh qartësi dhe koncept për këtë ndërmarrje. Po kërkoj që ju të keni koncept për zhvillimin ekonomik. Të mos jemi qeveri që mbahemi mend veç për shkarkim të bordeve. Sot do të abstenoj në të ardhmen do të jem kundër. Nëse ka shkelje gjyqësore merret gjyqësia. Ne jemi këtu për zhvillim dhe nuk po shoh këtu koncept të zhvillimit”, tha Hoxhaj, përcjell KP.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur pro uljes së pagave për punonjësit e PTK-së.

“Nëse një ministër i shkruan një kompanie dhe i thotë mos e bënë një punë e ata e bëjnë, më vjen keq, por unë qëndroj prapa ministrit. Këto kompani kanë pasur liri të tepruar si rasti i PTK-së. Unë jam me i zbrit pagat në postë. Nëse e lëmë pagën si është sot kompania rrezikon për bankrot. E përkrahu ministrin Lluka në këtë rast. Kompanitë publike duhet ta disiplinojnë pak veten”, tha kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori