LAJMI I FUNDIT:

Ansambli “Mati”, fitues i festivalit “Hasi jehon 2018”

Ansambli “Mati”, fitues i festivalit “Hasi jehon 2018”

Mbrëmjen e së shtunës, në Gjonaj të Hasit, me ndarjen e çmimeve u mbyll edicioni i 29 i festivalit “Hasi jehon”.

Juria në përbërje Sami Piraj, Dilaver Kryeziu, Hisen Dida dhe Shaqir Hasi, çmimin “Malësori” për programin më burimor ia ndau Ansamblit “Mati” nga Bureli i Shqipërisë.

Çmimi “Malësorja” iu nda SHKA “Fushë Kosova” nga Fushë Kosova, ndërsa çmimi “Lahuta” iu nda Ansambli autokton “Rugova” nga Rugova. Çmimin “Nazmije Hoxha” e merr Vlora Duraku nga Krusha e madhe.


Përveç tri çmimeve kryesore, juria ndau edhe këto çmime:

Instrumentisti më i dalluar: Baki Xhaferi nga SHKA “Anadrinia” nga Dejni i Rahovecit

Orkestra më e mirë: Ansambli “Mati” nga Burreli

Grupi i rapsodëve: Grupi polifonik nga Gjirokastra

Rapsodi më i dalluar: Selajdin Miftari

Rituali më objektiv: Ansambli “Romaja”

Kostumet më autoktone: Ansambli “Romaja”

Loja popullore: Ansambli “Rapsha” nga Tuzi

Koreografia më e dalluar: “Shqiponja” nga Shkupi

Treshja më e mirë e valltarëve: Muhamet Sinani, Myzafer Lutfiu, Fejsal Shaqiri nga Ansambli Bresana

Valltarja e dalluar: Shkurte Dauti nga Ansambli “Kruma” nga Shqipëria

Valltari i dalluar: Zekirija Kadriu nga SHKA “Bajram Shabani” nga Kumanova

Në trend Kultura

Më shumë
ÇAST LAMTUMIRE

ÇAST LAMTUMIRE

Poezi
TRIM I MARRË

TRIM I MARRË

Poezi
Romanet që më shtynë të bie në dashuri me historinë

Romanet që më shtynë të bie në dashuri me historinë

Libri
1 SHTATOR 1939

1 SHTATOR 1939

Poezi
YLL VETMITAR

YLL VETMITAR

Poezi
S’KAM ME TA LYPË

S’KAM ME TA LYPË

Poezi
Kalo në kategori