LAJMI I FUNDIT:

FFK ndalon miqësoren e Crvena Zvezdas me Graçanicën, Vokrri shpjegon arsyet

FFK ndalon miqësoren e Crvena Zvezdas me Graçanicën, Vokrri shpjegon arsyet
Vokrri në studion e Telegrafit

Crvena Zvezda prej tri vitesh ka nisur ta mësojë adresën e Federatës së Futbollit të Kosovës, tek e cila ka kërkuar leje për miqësoren e “famshme” me ekipin e Graçanicës në Graçanicë.

Klubi i njohur serb, përmes Komunës së Graçanicës ka kërkuar edhe këtë vit lejen në FFK, por përgjigjja e shtëpisë së futbollit kosovar këtë herë ka qenë negative.

“Po, ata kanë kërkuar lejen, por ne i kemi refuzuar dhe për këtë e kemi njoftuar edhe UEFA-n”, thekson kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, për “GazetaOlle.com”.


I pari i futbollit kosovar jep edhe arsyet e refuzimit.

“Në dy herët e kaluara përmes ish zëvendëskryeministrit Stojanoviç patën premtuar se nuk do të ketë gjëra tjera përveç miqësores”.

“Por, ata patën banderola politike dhe thirrje të ndryshme provokuese, prandaj për shkak të këtyre dhe sigurisë nuk iu kemi dhënë leje”, përfundoi Vokrri.

Zvezda për dy vjet radhazi mori lejen e FFK-së në muajin maj erdhi në Graçanicë për të luajtur miqësoren, për të cilën thirreshin se është bamirësie, por që shndërrohej në deklarata dhe provokime politike.

Menjëherë pas refuzimit ka reaguar drejtori i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, i cili vendimin e FFK-së e ka quajtur turp.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori