LAJMI I FUNDIT:

Racing konfirmon shitjen e Martinezit te Interi

Racing konfirmon shitjen e Martinezit te Interi
Lautaro Martinez (Getty Images)

Presidenti i Racing Club, Victor Blanco ka konfirmuar se sulmuesi i talentuar argjentinas, Lautaro Martinez, tashmë është shitur te Interi, por ata do të negociojnë për ta mbajtur atë deri në dhjetor.

Marrëveshja mes palëve thuhet se u arrit disa javë më parë për shifrën e 25 milionë eurove plus 10 për qind të çdo shitjeje të ardhshme.


Kjo shumë është llogaritur si shumë e vogël duke pasur parasysh se  20-vjeçari ka shënuar 15 gola plus pesë asistime në 22 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Agjenti: Martinez refuzoi Real Madridin, u josh nga projekti i Interit
Lexo po ashtu Agjenti: Martinez refuzoi Real Madridin, u josh nga projekti i Interit

Martinez gjithashtu pati paraqitje të mira edhe në Copa Libertadores, ku shënoi pesë gola në po aq ndeshje.

Martinez duke festuar një nga golat e shumtë (Getty Images)

Është vet presidenti i klubit Racing, Blanco, i cili ka konfirmuar se Martinez është shitur te gjiganti italian, Interi, pasi mjegullinave të javëve të fundit.

“Lojtari tashmë është shitur në Inter, kështu që dokumentet për transferimin e tij te Nerazzurrët nga qershori tashmë janë nënshkruar”.

Cambiasso për Martinezin: Gjysmë Higuain, gjysmë Icardi
Lexo po ashtu Cambiasso për Martinezin: Gjysmë Higuain, gjysmë Icardi

“Unë nuk dua të krijoj presione të rreme midis tifozëve tanë”.

“Do të shkojmë në Itali për të negociuar mbajtjen e tij së paku deri në dhjetor, por ajo që dëshiron lojtari do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm”, ka thënë Blanco për Radio El Mundo. /Telegrafi/