Reperët Capital T dhe Granit Dërguti kanë përfunduar punën për projektin e tyre më të ri “Take a shot”.
Dyshja e njohur e studios “Authentic Entertainment”, pritet që për pak ditë të publikojnë këtë klip, teksa në një bisedë për Telegrafin kanë shpalosur detajet ekskluzive të projektit të tyre më të ri.
“Bashkëpunimi ynë i ri titullohet “take a shot”. Muzikën e ka realizuar vet Granit Dërguti, ndërsa tekstin e kemi shkruar së bashku të dy. Është një këngë interesante, të cilën besoj publiku do ta mirëpresë”, tha Capital T për Telegrafin.
Ndërsa Granit Dërguti, tregoi se si ka lindur ideja për bashkëpunim me Kapon, duke thënë se janë gjithmonë të mirëpritura duetet me një artist si ai.
“Nuk ka ide për bashkëpunim mes meje dhe Trimit (Capital T). Mjafton që një projekt që e punoj, t’i pëlqejë edhe atij dhe ai projekt realizohet, është e natyrshme kështu pasi që përveç se jemi që të dy pjesë e “Authentic”, unë dhe Trimi jemi së pari shokë. Kështu ka ndodhë edhe me këtë bashkëpunim, si edhe të tjerat që i kemi pasur më herët, mirëpo secilën herë me këngë me të mira. Ju premtoj se kjo që po vjen do t’ju pëlqej shumë”, tha Granit Dërguti për Telegrafin.
Tutje, këngëtari tregoi për tematikën që shtjellon kënga, si dhe xhirimet e klipit, të cilat kanë përfunduar pak ditë më parë.
“Kënga është një këngë me tipare verore, jo vetëm pse po afron kjo sezonë por pse unë mundohem gjate gjithë kohës t’a shpreh disponimin dhe atë që e ndjej në muzikë, e kjo është ajo që po e ndjej tani. Kënga flet për gjininë e bukur, pra femrat, si në shumicën e këngëve të mia, sepse mundohem t’ju kushtoj kohë vetëm gjërave të mira e të bukura. Xhirimet e klipit sapo kanë përfunduar dhe kënga do të publikohet gjatë këtyre ditëve. Çka mund t’ju them është që klipi është punuar me shumë kujdes dhe po punohet ende, e për detaje të tjera do t’i tregojmë në ditët në vazhdim”, ka thënë më tej këngëtari Dërguti.
Në përfundim të bisedës, Graniti tregoi për planet e tij dhe projektet tjera të afërta, duke thënë se nuk e ka ndër mend të ndalojë së sjelli gjëra të reja.
“Vendi ku unë shprehem më së miri është muzika. Nuk dua vetëm të flas, për një kohë të shkurtër do ta shihni punën time dhe këngët e mia të cilat po pres me padurim t’i dëgjoni, e të cilat i kam punuar me shumë dashuri dhe qejf. Thuajse çdo muaj do të publikoj projekte të reja dhe pres me padurim të shoh reagimin e publikut”, ka përfunduar Granit Dërguti.
Telegrafi ka përcjell xhirimet e klipit “Take e shot”, teksa përgjatë artikullit keni pasur mundësinë të njiheni me fotografi nga prapaskenat e xhirimeve.
Stili i përsosur në dukje dhe performanca e veçantë nuk do të mungojnë as në këtë klip të radhës nga djemtë e talentuar të “Authentic”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArtistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe