LAJMI I FUNDIT:

Hitet e vjetra që u ripërpunuan nga artistët e rinj shqiptarë

Hitet e vjetra që u ripërpunuan nga artistët e rinj shqiptarë

Muzika shqiptare gjithnjë ka evoluar, gjersa me kalimin e viteve njerëzit sa shkojnë e bëhen edhe më mallëngjyes për hitet e vjetra.

E nga dëshira për të rikthyer tingujt e dikurshëm, shumë artistë të rinj shqiptarë, u fokusuan në ri-sjelljen e hiteve të dikurshme në versionin “remake”.

Në vazhdim ju prezantojmë disa nga hitet e famshme të kënduar nga ikonat e vjetra të muzikës shqipe, dhe që u ripërpunuan nga artistët e rinj:

“ERA”

Versioni origjinal: Grupi Gjurmët, 1984
Ripërpunim: MC Kresha, 2015

Kënga “Era” e kënduar dhe kompozuar nga vet grupi i famshëm Gjurmët, u këndua për herë të parë në vitin 1984, dhe sot e kësaj dite mbahet mend si ndër hitet më të mira që i ka rezituar kohës.

Ndërkohë, në fund të vitit 2015, reperi MC Kresha kishte vendosur të sillte një ripërpunim të kësaj kënge, i cili ishte pritur mirë nga publiku dhe fansat e tij.

“SHI BIE NË TIRANË”

Versioni origjinal: Fitnete Tuda dhe Vlera, 1998
Ripërpunim: Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, 2017

Të gjithë e kujtojnë këngën e njohur “Shiu bie në Tiranë”, cila ishte kënduar nga Fitnete Tuda dhe Vlera Kastrati në Festivalin e Këngës në Radio Televisionin Shqiptar, në vitin 1998.

Një version tjetër i kësaj kënge erdhi në vitin 2017 nga këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, pak muaj pasi ata kishin bërë të ditur edhe lidhjen e tyre.

“JAM DEH ME RAKI”

Versioni origjinal: Shkelzen Jetishi
Ripërpunim: Gent Fatali, 2017

Kënga “Jam deh me raki” është kënduar shumë në odat burrërore e dasma të ndryshme në Kosovë. Madje, kjo këngë shquhet si njëra ndër hitet më të mëdha në karrierën e këngëtarit nga Gjakova, Shkelzen Jetishi – Xeni.

Kënga “Jam deh me raki” u hyri në qejf edhe të rinjve, kur në vitin 2017, artisti i ri Gent Fatali solli një ripërpunim të saj në një version më interesant.

“SIMPATIA”

Versioni origjinal: Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi, 1998
Ripërpunim: Dhurata Dora dhe Lumi B, 2017

Kënga “Simpatia” e këngëtarëve Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi kishte ardhur si një hit i bukur për adoleshentët e vitit 1998. Një tekst dashurie me një këngë të bukur melodioze bëri që kjo këngë të bëhet “Simpatia” e të gjithë të rinjëve.

Afro 19 vite më vonë, kjo këngë do të vinte si një ripërpunim i bukur nga dyshja Dhurata Dora dhe Lumi B, ku ky i fundit e pati më lehtë marrjen e të drejtave autoriale, ngase njëri nga interpretuesit, pikërisht Memli, është baxhanaku i tij.

“E DEHUN”

Versioni origjinal: Nexhmije Pagarusha, 1974
Ripërpunim: Era Istrefi dhe Mixey, 2014

Kënga “E dehun” shquhet si njëra ndër këngët më të mira në karrierën e bilbilit të këngës shqipe – Nexhmije Pagarusha. Kjo këngë është bërë valsi i shumë të dashuruarve, ndërsa edhe sot është e pëlqyeshme për tekstin dhe zhanrin muzikor.

Në vitin 2014, ishte këngëtarja Era Istrefi e cila solli një ripërpunim të kësaj kënge në një version krejt ndryshe, me çka kishte arritur të pëlqehet në masë të madhe nga publiku. Realizimin e këtij përpunimi, këngëtarja Istrefi e kishte bërë në studion e producentit Mixey, në “Authentic Entertainment”.

“HATIXHE”

Versioni origjinal: Hamide Sadiku, 1971
Ripërpunim: Capital T dhe Mixey, 2017

“Moj Hatixhe” është kënga e cila është kënduar në shumë dasma e ahengje të ndryshme në vitet 70-80. Kjo këngë është interpretuar nga Hamide Sadiku me instrumentin e vjetër popullor, defin.

Askujt nuk do t’ia priste mendja që një këngë e tillë do të bëhej hit në vitin 2017, e krejt kjo falë ripërpunimit që sollën dyshja e label-it “Authentic Entertainment”, Capital T dhe Mixey. Në verën e vitit 2017 kjo ishte ndër hitet e padiskutueshme, e cila pushtoi diskotekat shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori