LAJMI I FUNDIT:

Atletico është finalisti i parë në Ligën e Evropës, Arsenali dhe Wengeri mbetën pa trofe evropian

Atletico është finalisti i parë në Ligën e Evropës, Arsenali dhe Wengeri mbetën pa trofe evropian
Festa e futbollistëve të Atleticos pas golit të fitores (Photo /Getty Images)

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Londër dy skuadrat luajtën baras 1-1 dhe ky rezultat garantonte një ndeshje shumë të luftuar edhe në Madrid.

Kështu edhe ndodhi pas nga fillimi i ndeshjes vendasit u hodhën në sulm duke kërkuar golin e epërsisë.

Antoine Griezmann ishte i pari që tentoi në minutën e parë por pa sukses.


Mysafirët u kundërpërgjigjën me tentimin e francezit Lacazatte por edhe ky nuk e arriti cakun.

Ishte minuta e gjashtë e ndeshjes kur Diego Costa pas një solo aksioni në fund nuk arriti të shënoi golin e epërsisë.

Dy minuta më vonë, Arsenali mbeti pa mbrojtësin e tyre Laurent Koscienly i cili u lëndua rëndë dhe u detyrua të largohet nga fusha.

(Photo / Getty Images)

Mbrojtësi francez pas këtij lëndimi pritet të mungojë edhe në Kampionatin botëror.

Atletico vazhdoi të dominonte në pjesën e parë dhe kishin raste tjera të mira me Koken dhe Diego Costan.

Ndërkohë goli i shumëpritur erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë.

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann asistoi bukur për Diego Costan i cili shënoi lehtësisht nga afërsia për 1-0.

Festa e Diego Costas (Photo / Getty Images)

Në fillim të pjesës së dytë Arsenali pati mundësi për ta barazuar rezultatin por Aaron Ramsey nuk arriti të shënoj gol.

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka në minutën e 63-të provoi goditjen e tij por Jan Oblak bëri një ndërhyrje fantastike duke ia mohuar golin.

Nëntë minuta më vonë, Henrikh Mkhitaryan i mysafirëve tentoi por që goditja e tij shkoi disa centimetra mbi portë.

Deri në fund Topçinjtë tentuan të shënonin golin e barazimit për t’i siguruar vazhdimet por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Dëshprimi i Shkodran Mustafit (Photo/ Getty Images)

Kësisoj Atletico pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, arrin të shkoj në finale të Ligës së Evropës.

Për skuadrën madrilene, finalja e këtij vitit do të jetë e treta në histori të klubit, pasi në vitet 2010 dhe 2012 kishin triumfuar në këtë garë.

Ndërkohë trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger dështoi të fitojë një trofe të rëndësishëm evropiane me klubin e tij nga i cili do të largohet në fund të këtij edicioni. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=4LuCrbe9iPQ

Në trend Sport

Më shumë
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Përfaqësueset
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

“Hoqa dorë nga ushqimi i shpejtë dhe alkooli”, futbollisti gjerman humbi 50 kg në pesë vjet

“Hoqa dorë nga ushqimi i shpejtë dhe alkooli”, futbollisti gjerman humbi 50 kg në pesë vjet

Ndërkombëtare
Ancelotti i kundërpërgjigjet Simeones pas komenteve për favorizimin e Real Madridit

Ancelotti i kundërpërgjigjet Simeones pas komenteve për favorizimin e Real Madridit

Ndërkombëtare
Cesc Fabregas dëshiron të sjellë dy yjet e Barcelonës në Como

Cesc Fabregas dëshiron të sjellë dy yjet e Barcelonës në Como

Serie A
Liverpooli vendos një prioritet tjetër para nënshkrimeve të reja në janar

Liverpooli vendos një prioritet tjetër para nënshkrimeve të reja në janar

Premier League
Kalo në kategori