LAJMI I FUNDIT:

Apelon ATK: Aplikoni saktë normën e TVSH-së

Apelon ATK: Aplikoni saktë normën e TVSH-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ri-kujton të gjithë personat të cilët janë Deklarues të TVSH-së, se në bazë të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), janë të detyruar të aplikojnë saktë normën e TVSH-së në furnizimet e tyre, si furnizim të mallrave apo furnizim të shërbimeve.

Deklaruesit e TVSH-së duhet të deklarojnë saktë furnizimet e tyre duke aplikuar Normën e TVSH-së konform Ligjit të TVSH-së, si: Shitjet e liruara pa të drejtë kreditimi; Shitjet e liruara me të drejtë kreditimi; Eksportet; Shitjet e tatueshme me normën 18 për qind; dhe Shitjet e tatueshme me normën 8 për qind.

ATK njofton se disa nga këta tatimpagues nuk janë duke zbatuar këtë obligim.


“Disa nga këta tatimpagues nuk janë duke zbatuar këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që me rastin e furnizimit të mallrave/shërbime të aplikojnë saktë normën e TVSH-së dhe konsumatorët të paguajnë TVSH-në konform Ligjit të TVSH-së. ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit – Deklarues të TVSH-së që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ju do të përballeni me ndëshkime administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor”, thotë në njoftim ATK, përcjell Telegrafi.

Përveç si detyrim ligjor, pagesa e tatimeve është edhe një detyrim civil, andaj me deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të ndihmoni në mbështetjen e programeve të përbashkëta, si shërbime cilësore publike, rrugë të sigurta, arsim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe një zhvillim më të mirë ekonomik dhe shoqëror. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori